LAJMI I FUNDIT:

Komandanti Ajvazi: Kadetët e diplomuar kanë treguar vendosmëri për arritjen e standarteve ushtarake

Komandanti Ajvazi: Kadetët e diplomuar kanë treguar vendosmëri për arritjen e standarteve ushtarake

Komandanti i Qendrës për Studime Universitare, Albion Ajvazi ka uruar kadetët e diplomuar, duke thënë se gjatë katër viteve të studimeve ata kanë treguar disiplinë dhe përkushtim.

Ajvazi ka thënë se sot është ditë e veçantë në kalendarin e FSK-së, ku shënojnë diplomimin e 15 kadetëve, transmeton Telegrafi.

“Sot është datë e veçantë në kalendarin e Forcës Sigurisë së Kosovës, kur ne po shënojmë diplomimin e 15 oficerëve të rinj, programi i studimeve është sfidues dhe kërkon sakrificë, durim dhe gatishmëri”, është shprehur ai.


Kurti: Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten
Lexo po ashtu Kurti: Ne nuk e forcojmë ushtrinë për të sulmuar të tjerët, por për të qenë mjaftueshëm të fortë për të mbrojtur vetveten

Tutje, ai ka shtuar se programi i studimeve ka qenë rigoroz.

“Programi është rigoroz dhe shumë i ngjeshur, nga stërvitjet e hershme të mëngjesit dhe studimet në orët e vona të natës, përgjatë 4 viteve, kadetët kanë demonstruar se janë të vendosur për arritjen e standardeve  ushtarake, dhe se janë të përkushtuar për sukses”, ka pohuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se është krenar që ka shërbyer gjatë kësaj kohe. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori