LAJMI I FUNDIT:

Komandant “Kobra”: Xhavit Haliti ushtarëve të papërgatitur u rekomandonte të stërviteshin te oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes [FARK] (Video)

Komandant “Kobra”: Xhavit Haliti ushtarëve të papërgatitur u rekomandonte të stërviteshin te oficerët e Ministrisë së Mbrojtjes [FARK] (Video)

Naser Vllasi, i njohur si komandant “Kobra” gjatë  betejës së Koshares, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka rrëfyer detaje interesante nga lufta në Kosovë.

Vllasi ka treguar në ngjarje interesante ku protagonistë kishte qenë Xhavit Haliti.

Ai thotë se përshtypjet e tij të para për Halitin ishin pozitive.


“Në vitin 1998 në Kosovë vinin ushtarë nga të gjitha anët. Një mërgimtar kishte ardhur me 18 mijë marka gjermane, me qëllim ta ndihmojë ndonjë njësit ushtarak. Xhaviti Haliti i ka thënë se ai kishte mundësi që të rrezikojë dhe të futet në Kosovë, ose të shkojë në bazat ushtarake që ekzistonin në Shqipëri”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Komandant “Kobra” thotë se Xhavit Haliti ushtarëve jo shumë mirë të përgatitur për luftë, u rekomandonte të shkonin për stërvitje në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Vetë Xhaviti e ka konfirmuar që ushtarët që nuk janë të përgatitur duhet të shkojnë në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes [FARK]. Ata janë ushtarakët që kanë disa baza në territorin e Shqipërisë dhe bëjnë përgatitjen e njësiteve që më pas futen në Kosovë”.

Naser Vllasi thotë se Ahmet Krasniqi kishte pasur marrëveshje me Xhavit Halitin dhe Bardhyl Mahmutin, por thotë se në terren situata ishte ndryshe.

“Kur është dashur që Xhavit Haliti dhe Bardhyl Mahmuti të jenë prezentë në bazat e Ministrisë së Mbrojtjes i kanë ikur [Ahmet Krasniqit]”, tha Vllasi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori