LAJMI I FUNDIT:

KOM thirrje për protesë popullore për ligjet për barazi gjinore dhe evidencë amë

KOM thirrje për protesë popullore për ligjet për barazi gjinore dhe evidencë amë

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Maqedonase- Kryepeshkopata Ohrit, z. Stefani ka bërë thirrje për protestë popullore të enjte në orën 18:00 kundër ligjeve për barazi gjinore dhe evidencë amë.

Kreu i KOM-së OA thotë në një video-adresim se ne kemi për detyrë të mbrojmë atë që na e kanë lënë të parët tanë.

Vendimi i KOM-it vjen pasi qeveria nuk i ka marrë parasysh reagimet dhe qëndrimet e tyre dhe ka miratuar një pjesë të ligjeve në procedurë të shkurtuar, ndërsa një pjesë e amendamenteve tashmë janë në procedurë të rregullt parlamentare. Ata apelojnë se dy ligjet e qeverisë paraqesin një kërcënim serioz për shoqërinë.


Sinodi i Shenjtë ka njoftuar se po ndjek nga afër zhvillimet dhe siç thonë ata presionet aktive për miratimin e këtyre ligjeve dhe se janë vënë në një situatë ku duhet mbrojtur familja dhe mbi të gjitha fëmijët.

Miratimi i këtyre dy ligjeve, të cilat disa herë u tërhoqën nga procedura parlamentare, shkaktoi reagime të furishme në opinion. Me ndryshimet në Ligjin për evidencë civile do të bëhet e mundur ndryshimi i gjinisë me vërtetim të noterizuar, përkatësisht ndryshimi i përcaktimit gjinor në librat e gjendjes civile vetëm në bazë të një deklarate që e ndjeni në kundërshtim me gjininë tuaj.

Kujtojmë që muajin 5 pesë bashkësitë fetare në vend kërkuan së bashku e tërheqjen e këtyre ligjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori