LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në Merdare, bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë

Kolona të gjata në Merdare, bashkatdhetarët po presin deri në pesë orë

Pritjet e gjata dhe kolonat me kilometra duket se do të vazhdojnë edhe sot në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Numri i madh i bashkatdhetarëve të cilët ishin për pushime në Kosovë tashmë janë nisur për tu kthyer në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe punojnë.

E si rezultat i kësaj ata edhe në orët e hershme të ditës së sotme janë përballur me pritje të gjata.


Sipas statistikave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare.

Në këtë pikëkalim kufitar bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë kurse kolona është e gjatë  800 metra.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka kolonë e pritje. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 30 minuta kurse kolona është e gjatë deri në 250 metra.

Sipas kësaj qendre nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 15 minuta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori