LAJMI I FUNDIT:

Kolona të gjata në kufi, pritje deri në pesë orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata në kufi, pritje deri në pesë orë për të dalë nga Kosova

Kolona të gjata janë krijuar në disa nga pikat kufitare të Kosovës, të cilat bëjnë lidhjen me shtetin serb.

Në vendkalimin kufitar Muçibabë, kolonat janë deri në 1 mijë metra, ndërsa në pikat tjera Dheu i Bardhë, Merdare, Jarinjë, Mutivodë, kolonat janë të gjata deri në 800 metra, transmeton Telegrafi.

Për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare Merdare duhet pritur deri në pesë orë, kurse hyrja mund të bëhet duke pritur deri në 30 minuta.


Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 20:05, në vendkalimet tjera nuk është krijuar ndonjë kolonë.

Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se të gjitha rrugët që shpijnë në pikat kufitare janë të lira.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në web faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar./Telegrafi/