Le ta shohim në sy problemin e kollës. Çfarë është ai? Si mund ta përkufizojmë? Nuk është gjë tjetër veçse një akt respirator violent, i papritur, shpërthyes, në të cilin marrin pjesë jo vetëm muskujt e gjoksit, por edhe të barkut.
Megjithatë, jo të gjitha pjesët e “pemës” së frymëmarrjes (respiratore) ndikohen nga ky stimulim: kryesisht janë “zona toksigjene” laringu dhe trakea, atje ku ajo degëzohet në bronket kryesore, në të djathtë dhe të majtë.
Pastaj vijnë, në renditje, bronket e mëdha, të mesme dhe të vogla. Ndërsa një stimul që vepron në muret e alveolave të mushkërisë, nuk është në gjendje të provokojë kollë.
Megjithatë, edhe një irritim i pleurës (që e vesh mushkërinë si një qese plastike), mund të provokojë kollë, transmeton Telegrafi.
Një stimul që vepron mbi nervat që provokojnë kollën mund të vijë edhe nga larg, d.m.th. – paradoksalisht – nga stomaku, nga veshi, nga gjenitalet e brendshme femërore ose nga zorrët, si në disa raste histerie.
Në shumicën e rasteve kolla ka origjinë infektive: baktere dhe virus provokojnë një inflamacion të rrugëve respiratore dhe nga kjo gjendje lindin sekretime që quhen ekspektorat. Karakteristikat e ekspektoratit janë shumë të rëndësishme për të njohur se me ç’lloj kolle kemi të bëjmë.
Çdo kollë, si përfundim, ka fizionominë dhe kurën e vet të veçantë, siç ka dhe një shkak plotësisht të caktuar. Le t’i shohim me radhë:
Kolla e thatë
Është “kolla e vogël”, pa gëlbazë (ekspektorat), karakteristike e proceseve irritative të laringut, të trakesë apo bronkeve që nuk shoqërohen me sekretime. Kjo është tipike për proceset irritative pleurike dhe paraqet simptomën më të zakonshme të irritimeve bronkiale që kanë duhanpirësit kronikë.
Më parë, deri kohët e fundit, kolla e thatë kurohej me qetësues (sedativë) të kollës me bazë kodeinën: sot preferohen substanca kimike si morklofoni, që – edhe sepse kanë formën e shurupit – e mbajnë larg kollën, pa intoksikime (gjë që ka rëndësi për fëmijët dhe pleqtë, që janë shumë të ndjeshëm ndaj pasojave negative të opiateve, klasë ku futet dhe kodeina).
Kolla me gëlbazë
Quhet kështu për sekretimet që e shoqërojnë. Këto provokojnë fishkëllima, gurgullima etj. që shoqërojnë frymëmarrjen deri në kollitjen që e eliminon, deri në një formim të ri. Kjo lloj kolle vërehet në bronkitet akute dhe kronike, bronkoektazitë, në fazën përfundimtare të pulmoniteve, në emfizemën pulmonare dhe në edemën pulmonare (kjo e fundit, sëmundje e zemrës (kardiake) dhe pastaj e mushkërive (pulmonare).
Kura e këtyre formave bëhet me lëngësues të sekretimeve, me antibiotikë, me balsame dhe ekspektorantë. Gëlbaza duhet pështyrë dhe mundësisht jo gëlltitur: disa substanca, si tripsina, e bëjnë me të lëngshme dhe mikrobet që ajo përmban bëhen më pak rezistentë ndaj barnave infektivë.
Kolla konvulsive
Kjo është një formë kolle me shumë kollitje të njëpasnjëshme, fiymënxjerrëse, pas të cilave vjen një frymëmarrje e menjëhershme dhe e zhurmshme. Kjo formë është tipike për kollën e mirë, në rastin e fëmijëve; por ajo mund të ndodhë, pothuajse njëlloj, në rastet e irritimit intensiv të rrugëve ajrore që shoqërojnë thithjen e trupave të huaji nganjëherë të natyrës profesionale.
Në mushkëri-gjatë degëzimittë bronkeve formohet një “fibrozë”, d.m.th. formohen degë indi lidhor të dendur që zvogëlojnë sipërfaqen e frymëmarrjes dhe krijojnë parakushtet për shfaqjen e asaj frymëmarrjeje të keqe e të vazhdueshme që quhet dispne.
Kolla e pazëshme
Është një lloj kolle karakteristike e gjendjes së ënjtur të kordave vokale, që ndeshet në rastin e laringitit të thjeshtë ose të atij difterik. Pacienti zakonisht është plotësisht memec ose ka një zë (dhe një kollë) “bitonale”: një kollë, d.m.th. të përbërë nga shkrirja e dy zhurmave me tonalitet të ndryshëm, për shkak të irritimit dhe shtypjes në dy pika, njëra laringale dhe tjetra bronkiale.
Kjo u ndodh fëmijëve me një zmadhim të gjëndrave limfatike të mushkërive që shpesh ka origjinë post gripale, ose më rrallë, në të rriturit që kanë zmadhim të aortë s në pjesën torakale të saj (aneurizmi).
Kolla emetike
Është kolla që ndiqet nga një e vjellë. Kjo u ndodh shpesh fëmijëve dhe pleqve shumë të dobësuar kur kanë një paralizë të laringut. Konstatohet kur ushqimi dhe pijet “shkojnë ters”. Një sinjal alarmi – shpesh jo i motivuar – është prania e gjakut në gëlbazë. Kjo quhet hemoptizi; në këtë rast, nuk kemi të bëjmë gjithmonë me tuberkuloz apo me tumor të mushkërive; në më të shumtën e rasteve, ka ndodhur çarja e variceve të vogla në bazë të gjuhës ose të shpërndara nëpër trake.
Një kurë e mirë me vitamina C, K dhe P dhe me barna antihemorragjikë (të tipit të acidit tranekzamik) rregullon gjithçka dhe eviton përsëritjet, madje qetëson edhe kollën. Duhet të sigurohemi ama që gjaku vjen nga rrugët e frymëmarrjes (d.m.th. me kollën); në rast të kundërt, mund të vijë thjesht nga goja, me të vjella, dhe atëherë quhet hematemezë.
Kjo shkaktohet gjithmonë nga një ulcerë ose tumor i stomakut, i duodenit apo ezofagut dhe shoqërohet (shenjë kjo themelore identifikuese) me prani të bollshme gjaku në të dalat jashtë, që bëhen të zeza si qymyr. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania