Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, Koke ka folur pas fitores ndaj Përfaqësueses së Kosovës me rezultat 3-1 në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Spanja fitoi në shtëpi takimin ndaj Dardanëve duke mbyllur fazën e parë të ndeshjeve kualifikuese me shtatë pikë dhe në vendin e parë në Grupin B.
Triumfi ndaj Kosovës i ka bërë të lumtur spanjollët dhe njëri nga ta është mesfushori qendror, Koke.
“Ne e dinim që asnjë lojë nuk është e lehtë. Pritjet janë shumë të mëdha pas Gjermanisë, por të gjithë duan të shkojnë në Kupën e Botës”, ka thënë fillimisht Koke pas ndeshjes.
“Nuk ka asnjë skuadër që po fiton lehtë. Ishte shumë e rëndësishme të fitosh sot”.
“Ne patëm një lojë të shkëlqyeshme. Kemi qenë të detyruar kur kemi kërkuar golin”.
“Nuk është e lehtë të shënosh tre gola, pavarësisht rivalit që ke. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar, ka shumë hapësirë për përmirësim”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/