LAJMI I FUNDIT:

Koke duhet të jetë i ngopur – ishte prezent në 25 gola të CR7, prej tyre tri het-triqe

Koke duhet të jetë i ngopur – ishte prezent në 25 gola të CR7, prej tyre tri het-triqe

Atletico Madridi është eliminuar nga gara më prestigjioze e futbollit evropian duke dështuar të mbajë epërsinë prej 2-0 nga ndeshja e parë.

Ishte paraqitja mjeshtërore e Cristiano Ronaldos ajo që ndikoi në dështimin e madh të Atleticos.

Het-triku i tij arriti të sigurojë rikthimin e madh të Juventusit, kurse tifozët e Atleticos mund të thuhet se janë të lumtur që nuk do ta shohin më CR7 pasi ai nuk luan më në La Liga.


Por, një njeri që në veçanti nuk dëshiron që të përballet më me Ronaldon është mesfushori Koke.

Ai ishte në fushë në plot 25 gola të shënuar nga Cristiano Ronaldo, në ndeshjet mes Atleticos dhe Realit, mes Spanjës dhe Portugalisë dhe tash mes Atleticos e Juventusit.

Në 25 golat e shënuar, Koke ka parë nga afër tri het-triqe nga Ronaldo dhe atë me fanella të ndryshme të Realit, Portugalisë dhe Juventusit.

Historia nuk njeh ndonjë lojtar që ka parë një gjë të tillë me sytë e tij.

Ndërkaq, vlen të përmendet se asnjëherë nuk ka ndodhur që Atletico të kalojë tutje kur është përballur me ekipe që kanë pasur në përbërje Cristiano Ronaldon.

Koke së paku mund të jetë krenar – ai nuk pati nevojë për bileta në rreshtin e parë për të parë magjinë e CR7. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kalo në kategori