LAJMI I FUNDIT:

Koka, mes dyerve të trenit (Video)

Koka, mes dyerve të trenit (Video)

Në një tret nëntokësor që qarkullon në Londër, punonjësi i paemëruar ka mbetur për dhjetë minuta me kokën në mes të dy dyerve të trenit.

Pasagjerët kanë mbetur duke pritur në platformë, derisa makina e transportit publik qëndronte në vend, sepse veprimi tij e bllokoi tërë sistemin, transmeton Telegrafi.

Mësohet se ai ka dashur të dalë me shpejtësi, por kjo ka bërë që dyert të marrin sinjal për mbyllje me çka pastaj ka ndodhur bllokimi.


“Punonjësi i kompanisë së hekurudhave, duke dashur të kryejë punë dhe të shpejtojë lëvizjen e pasagjerëve, u ngut shumë”, thuhet në komunikatë lidhur me rastin.

Ai nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga kjo ndodhi, ndërsa më pas transporti është zhvilluar në mënyrë normale. /Telegrafi/

https://youtu.be/f0fjDpcxe8s