LAJMI I FUNDIT:

KOK-u i shqetësuar me diskriminimin e sportistëve të Kosovës

KOK-u i shqetësuar me diskriminimin e sportistëve të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka thënë se me shqetësim të madh është duke përjetuar diskriminimet e sportistëve tanë nga shtetet tjera, të cilat ende e përziejnë sportin me politikën.

Së fundi, dhe jo për herë të parë, Spanja sërish bëhet faktor, duke rikthyer “regjimin” e vjetër për sportistët tanë, pavarësisht se disa vjet më parë ishte treguar korrekte në këtë drejtim dhe pikërisht me sportistët e njëjtë.

Për shkak të mos njohjes së shtetit tonë, ekipi përfaqësues i karatesë nuk është duke u lejuar të garojë e barabartë me garuesit tjerë në Kampionatin Evropian, që sot pritet të nis në Guadalajara të Spanjës.


Atyre iu është kumtuar lajmi nga organizatori se institucionet vendase nuk e kanë lejuar organizatorin që të shfaq simbolet tona shtetërore.

KOK-u, që është në kontakt me FKK-në, ka informuar menjëherë Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), nga të cilët pret reagim të shpejtë, në mënyrë që karateistët tanë të mos e humbin edhe një garë të rëndësishme, siç ndodhi javë më parë me Evropianin e të rinjve në Qipro.

Evropiani është garë kualifikuese edhe për Lojërat Evropiane Krakovia 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -

Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"

La Liga
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri

Serie A
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi

La Liga
Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga

Zbulohet ajo çfarë pret Florentino Perez nga "Santiago Bernabeu" - do të ishte diçka historike

La Liga
Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

Superkompjuteri ka parashikuar se kush do të dalë fitues në derbin e Madridit

La Liga
Nuk ka fitues në

Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit

La Liga
Kalo në kategori