Nga: Daut Dauti
Me siguri ju kujtohen videot, meqë që nuk është kohë e largët që kanë dalë nga përdorimi. Video, siç e quanim ne këtë aparat elektronik, në gjuhën e teknologjisë është njohur si videorekorder me kaseta VHS. Hulumtimet për këtë aparat kanë filluar herët, por videoja e parë për përdorim të përgjithshëm është prodhuar në Japoni në vitin 1976.
Ky ka qenë një zbulim epokal që ua mundësonte njerëzve të shikonin filma në shtëpi. Deri në këtë kohë, filmat janë shfaqur vetëm në kinema dhe në televizor. Video e kishte edhe mundësinë e incizimit nga televizori e kjo ishte pune e madhe.
Për shkak që njerëzit tanë punonin në Zvicër, Gjermani e gjetiu, video nisi të vinte në mesin tonë. Por, rrallë se kanë qenë të shtrenjta dhe duhej paguar edhe doganën që ishte gati sa çmimi i prodhimit. Ta zëmë, në vitin 1985 unë videon e parë Panasonic e kam ble 900 funte apo 2700 marka të asaj kohe (sipas kalkulatorit të inflacionit, 2700 euro sot), shumë e parave që ishte gati dy rroga të punëtorëve në Gjermani. Natyrisht që me kalimin e viteve dhe zhvillimin e teknologjisë, çmimi i ra edhe këtij prodhimi. Por, me video, në atë fillim, shtëpia shndërrua në një lloj kino-klubi. Vinin fëmijë të lagjes që kishin dëshirë të shihnin filma. Dikush edhe me kasetë të veten vinte te dera dhe të përshëndeste me “a bon me lshu qet kasetë”?
Gjyshja ime nuk i duronte fëmijët dhe ua gjeti ilaçin. Kur mërzitej prej tyre, shkonte te ora e rrymës ku e zhdredhonte siguresën dhe kthehej në dhomë e u thoshte: “Hajt tash shkoni te shpia se u nal struja”.
Në fillim të viteve 1980 ky aparat gjendej ende rrallë në shtëpitë tona. Më vonë filluan kafiteritë të mbanin video për t’i tërhequr myshterinjtë. Një kohë ka qenë e vështirë të gjenden kaseta, edhe pse kishe video. Njerëzit i shkëmbenin kasetat. Gjendja u rregullua kur u formuan video-klubet. Deri atëherë, njerëzit e shikonin disa herë një film.
Kur dolën edhe kamerat, mrekullia u bë edhe më e madhe. Ky zbulim ua mundësonte njerëzve që të bënin incizime të vetat dhe nëpërmjet videos t’i shikonin në televizor. Nuk ka qenë pak punë me pa veten në televizor dhe njerëzit që i njeh. Krijimin e incizimeve deri në këtë kohë e kishin vetëm kompanitë e filmit dhe shtëpitë televizive. Me këtë u krijua një shprehi e ruajtjes së kujtimeve. Dikur kjo u bë kulturë, sidomos gjatë viteve 1990 kur u mbyll TVP dhe Kosova Filmi. Industria e muzikës dhe e filmit kaloi në VHS e, nëpërmjet videove, erdhi në shtëpitë tona si kompensim i humbjes së televizionit dhe filmit.
Iku shpejt kjo kohë dhe VHS-në e zëvendësoi CD-ja e më vonë DVD-ja. Pastaj, u zhukën edhe këto forma. Nëse sot keni telefon, asgjë tjetër nuk iu duhet. Megjithatë, kjo punë e ka edhe anën negative. Për shkak të këtij zhvillimi sot gjithkush pretendon i trimëruar të jetë këngëtar, aktor, regjisor, fotograf apo diçka tjetër. Kjo gjë e ka dëmtuar artin. Nuk mundet gjithkush të merret me art. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e vrasjes së Çerçiz Topullit

Pse Ismail Qemali dha dorëheqjen nga kryesimi i qeverisë së përkohshme më 22 janar 1914?

Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!

Odhise Paskali dhe monumenti i Çerçiz Topullit, në Gjirokastrën e vitit 1934

GJUHA SHQYPE

Shpërngulja e shqiptarëve në vitet 1912-‘39 dhe reagimi i shtetit shqiptar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame