LAJMI I FUNDIT:

Koha më e mirë për t’i marrë barnat kundër depresionit

Koha më e mirë për t’i marrë barnat kundër depresionit
(Foto: Pexels)

Afro 30 për qind e të rriturve do të përjetojnë një çrregullim ankthi në një moment të jetës së tyre, sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë.

Koha është e rëndësishme për medikamente të caktuara dhe disa medikamente janë krijuar për t’u marrë me ose pa ushqim. Sigurisht, është e rëndësishme të flisni me mjekun tuaj për të gjitha këto përpara se të merrni ndonjë mjekim.

Një grup i antidepresivëve të njohur si frenuesit selektivë të rimarrjes së serotoninës (SSRIs) punojnë duke rritur sasinë e serotoninës në trupin tuaj, një substancë natyrale në tru që ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit mendor.


Qëllimi i përgjithshëm i marrjes së këtyre barnave kundër depresionit është që t’ju bëjë më pak të shqetësuar, ndërsa ilaçi në përgjithësi funksionon mirë për njerëzit. SSRI, si escitaloprami, e mbajnë hormonin e ndjenjës së mirë serotonin të qarkullojë në trup më gjatë për ta përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Ka nisur sezoni i sëmundjes që prek miliona njerëz
Lexo po ashtu Ka nisur sezoni i sëmundjes që prek miliona njerëz

Këta antidepresivë janë krijuar për t’u marrë një herë në ditë dhe varet nga ju se kur do t’i merrni. Mund të merren në mëngjes ose pasdite – thotë Peter Martin, MD, profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Qendrën Mjekësore të Universitetit Vanderbilt.

Kini parasysh stilin tuaj të jetesës kur vendosni se kur ta merrni këtë ilaç, si dhe me çfarë të përmbaheni. E rëndësishme është që të keni një kohë të rregullt të ditës për ta marrë atë – transmeton revista Women’s Health.

Sidoqoftë, mbani në mend këtë dhe do të jeni të sigurt që të monitoroni se si antidepresivi ndikon në gjumin tuaj. Prandaj sugjerohet që ilaçi të merret në mëngjes në mënyrë që të mos ndikojë negativisht në gjumë.

Disa pacientë mund të zbulojnë se bari i bën të përgjumur – në këtë rast, mund të merret në mbrëmje para se të shkoni në shtrat. Arsyeja është e thjeshtë dhe fshihet në biologjinë tuaj, domethënë se si serotonina ndikon individualisht te ju. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori