LAJMI I FUNDIT:

“Koha e kometës” dhe “Heshtja e Lornës” në Selanik

“Koha e kometës” dhe “Heshtja e Lornës” në Selanik

Festivali i 49-të i filmit ndërkombëtar që po zhvillohet në Selanik i ka rezervuar një vend filmit shqiptar "Koha e kometës" dhe "Heshtja e Lornës", filmit ku luan aktorja kosovare, Arta Dobroshi.

Ky film është shfaqur të hënën në sallën e kinemasë “Stavros Tornes". Filmi i Fatmir Koçit është shfaqur edhe ditën e shtunë në seksionin “Balkan Survey”.

Filmi “Koha e kometës” ka përfshirë aktorë nga Shqipëria, Maqedonia dhe Gjermania. Historia e një djali që niset për luftë dhe gjen dashurinë është boshti i filmit ku interpretojnë aktorët Blerim Destani dhe Masiela Lusha.

Filmbërësi Fatmir Koçi rikthehet në skenë e këtij festivali pesë vite pasi është nderuar me çmimin “ Aleksandri i Madh” për filmin “Tirana viti 0”.


Të martën në këtë festival do të shfaqet edhe filmi i vëllezërve belgë Jean-Pierre dhe Luc Dardenne, “Heshtja e Lornës”, me protagoniste aktoren kosovare, Arta Dobroshi, e cila do të jetë e pranishme në festival. /shekulli/telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Shkollimi i shqiptarëve në Beograd

Kulture
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

Adriano Celentano kur ka dëgjuar zërin e Françesk Radit: Ky jam unë!

ELEGJI

ELEGJI

Analiza
Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Ideja e sionistit Leo Elton, që në Shqipëri të formohej shteti hebraik!

Kulture
SI TRËNDAFIL I KUQ

SI TRËNDAFIL I KUQ

Kalo në kategori