Koeman beson se Barcelona të përmbysë rezultatin ndaj PSG-së: Asgjë nuk është e pamundur

Ronald Koeman është deklaruar për takimin e dytë ndaj Paris Saint Germainit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Barcelona ka pësuar humbje 4-1 në Camp Nou në muajin e kaluar, derisa do të shpresoj që t’i përmbysë shifrat.
Katalunasit do të jenë mysafir të PSG-së në duelin që zhvillohet nesër (e mërkure) nga ora 21:00 në Parkun e Princave dhe Koeman ka thënë se ata kanë besim se mund të realizojnë një rikthim në rezultat.
“Shpresoj të jetë më ndryshe se ndeshjen e parë dhe varet në mënyrën si nisim ndeshjen, në energjinë që vendosim për të bërë vështirë për kundërshtarin”, ka thënë strategu holandez.
“Ata ishin shumë klinik në ndeshjen e parë dhe ne duhet të jemi tani. Jemi skuadër që gjithmonë krijon shanse. Nëse jemi klinik, asgjë nuk është e pamundur”.
“Fitorja ndaj Sevillës na ka dhënë besim, edhe pse nuk mund ta krahasojmë përmbysjen ndaj Sevillas me këtë provë”.























































