Pak informacione shpërndahen në publik për rrjedhën e negociatave mes partive politike dhe institucioneve kompetente për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Deri tani, nuk dihet se cilat dispozita të ligjit janë objekt negociimi dhe janë në prag të ndryshimit. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ka pranuar se brenda këtyre ditëve pranojnë sugjerime nga partitë rreth draft-propozimeve.
“Pjesëmarrësve në atë takim, jo vetëm të partive politike por edhe të institucioneve, u janë dhënë propozime të caktuara për ndryshim të Kodit Zgjedhor. Gjatë javës së kaluar dhe gjatë kësaj jave marrim “feedback” prej tyre. Grupi i punës do të ulet dhe do t’i shqyrtojmë. Më pas do të thërrasim takim tjetër. Mendoj se debati rreth këtyre temave që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR-së është konstruktiv”, deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Rekomandimet e OSBE-ODIHR të cilat kanë të bëjnë me ndryshime më të vogla teknike të Kodit Zgjedhor në aspekt të realizimit të zgjedhjeve duket se nuk përbëjnë problem të pranohen nga të gjitha partitë. Pjesët ku subjektet politike kanë qëndrime të ndryshme janë propozimet e partive më të vogla parlamentare, për një njësi zgjedhore dhe për lista të hapura të kandidatëve për deputetë. Sipas LSDM-së, propozimi konkret, gjithsesi, do të hyjë në procedurë parlamentare. Megjithatë, sa u takon listave të hapura të kandidatëve për deputetë, partia më e madhe në pushtet thotë se është më mirë fillimisht të testohen në zgjedhjet lokale, në garën për këshilltarë.
“E para, presim të kemi mirëkuptim nga bashkëbiseduesit tanë me të cilët negociojmë për këtë proces kurse në fund të fundit, besoj se në Kuvend është e mundur që të mblidhet numri i nevojshëm i deputetëve të cilët do ta mbështesnin këtë propozim”, tha Hari Llokvenec, LSDM.
OBRM-PDUKM-ja, nëse shkohet drejt ndryshimit të modelit zgjedhor, zgjedh atë të shumicës me 120 njësi. Se cili ka qenë qëndrimi i tyre në takimin negociues me ndërmjetësimin e Ministrisë së Drejtësisë, akoma nuk është bërë e ditur.
“Është e vërtetë që ka pasur takim fillestar por kemi rënë dakord që të mos jepet asnjë informacion nga ajo që atje është diskutuar. Habitem se si kanë arritur këto informacione tek ju por unë do t’i përmbahen principit që kur jepet fjala, qoftë edhe ndaj LSDM-së dhe Zoran Zaevit, të paktën ne ta respektojmë. Nuk do të futem në detaje se si zhvillohen negociatat por mund t’ua konfirmoi se kishte takim inciues”, pohoi Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
BDI-ja kërkon të mbetet modeli aktual, proporcional dhe me gjashtë njësi zgjedhore. Partneri tjetër i koalicionit qeveritar, Alternativa, mbështet nismën me një njësi dhe lista të hapura. Aleanca për Shqiptarët është kundër një njësie zgjedhore kurse Lëvizja Besa synon ndarjen në tre njësi zgjedhore. KSHZ-ja është deklaruar e gatshme që administrativisht të zbatojë cilindo ndryshim i cili do të miratohet në Kuvend./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në mbledhjen e KGjK-së diskutohet shfrytëzimi i pushimit mjekësor si pushim vjetor
Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin
Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për Fikrim Damkën dhe nipin e tij
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli
Osmani takon zëvendëspresidentin amerikan Vance, diskuton për aleancën me SHBA-të
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht