LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Bashkëpunim i ngushtë me Palmerin, dialogu udhëhiqet nga BE

Kocijançiq: Bashkëpunim i ngushtë me Palmerin, dialogu udhëhiqet nga BE

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijnaçiq thotë se BE pret bashkëpunim të ngushtë me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në deklaratën e saj për Tanjug, ajo theksoi rolin e SHBA në dialogun Beograd-Prishtinë, por gjithashtu theksoi se këto bisedime mbahen nën ombrellën e BE-së.

“SHBA ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht kur bëhet fjalë për sukses në dialogun e ndërmjetësuar nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës. BE dhe SHBA ndajnë një interes të fortë të përbashkët për një Ballkan Perëndimor të qëndrueshëm dhe të prosperuar dhe ne mezi presim që të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me SHBA dhe Matt Palmer si i dërguari special i SHBA-së”, tha Kocijançiq.


Ajo theksoi faktin që BE dhe SHBA kanë punuar kaq ngushtë në Ballkanin Perëndimor deri më tani, por gjithashtu kujtoi se shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini ishte “plotësisht dhe personalisht” e angazhuar në ndërmjetësimin e dialogut, si dhe në perspektivat e BE-së për “Serbinë, Kosovën dhe tërë Ballkanin Perëndimor”.

“Ne mirëpresim çdo angazhim për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE, qoftë ai që vjen nga vendet anëtare, bashkësia ndërkombëtare, dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Kocijançiq. /Telegrafi/