Viti 2016 ishte i suksesshëm për avokatin Arianit Koci, por sipas tij, suksesi personal dukshëm zbehet kur gjendja ekonomike në Kosovë degradon.
“Kosova kurrë nuk ka qenë më keq. Ekonomia është në gjendje të rëndë dhe liberalizimi i vizave që aq shumë është premtuar nuk ka ndodhur. Brengosëse është se askush nuk ka dhënë dorëheqje, së paku për garantimin që na është bërë për liberalizimin e vizave. Ky është argument, se me këtë klasë politike, pozitë dhe opozitë, agonia do të vazhdojë”, ka thënë Koci për lajmi.net.
Rasti më interesant me të cilin është marrë Koci ka qenë Aktgjykimi në rastin e Grupit të Drenicës.
“Mendoj që në këtë rast, Gjykata e Apelit ka marrë vendim të qëndrueshëm juridikisht. Sidoqoftë kam bazë të fortë për ankesë dhe pres që gjykata ta kthejë këtë aktgjykim në rigjykim”, është shprehur ai.
Sa i takon punës së EULEX-it përgjatë këtyre viteve funksionim, avokati ka thënë se ky mision ka bërë një punë të mirë.
“Duhet ta kemi parasysh, se kjo strukturë ka punuar në një ambient të huaj dhe jo shumë miqësor. I kanë trajtuar disa raste të profilit të lartë dhe padyshim se ka rezultate. Ato po shihen edhe pse ka pasur vend edhe për më shumë rezultate. Në kuadër të EULEX-it ka individ që nuk kanë qenë në nivel të detyrës dhe mu këta e kanë zbehur apo dëmtuar imazhin e këtij misioni”, ka theksuar Koci.
Viti që po vjen është viti kur pritet të ngritën aktakuzat e para dhe do të fillojnë arrestimet eventuale nga Gjykata Speciale. I pyetur se a do të mbrojë ndonjë të akuzuar nga kjo gjykatë, Koci ka thënë se ende nuk ka vendosur.
“Në këtë fazë të gjithë kemi pak informata rreth Gjykatës Speciale dhe kjo situatë krijon ambient të përshtatshëm për spekulime. Nuk dua të spekuloj. Nuk e di se kush do të akuzohet dhe besoj që askush prej vendorëve dhe as prej zyrtarëve të EULEX-it nuk e din. Sa i përket angazhimit tim në cilësinë e avokatit, ende nuk kam vendosur se a do të mbroj dikë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Koci.
Tutje, ai ka theksuar së është në dilemë nëse në këtë fazë të jetës dëshiron të jetoj jashtë Kosovës.
“Nëse eventualisht akuzohet ndonjë prej miqve të mi, atëherë më duhet të shkoj”, ka përfunduar avokati.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa