Koalicioni ASH-AA: Qeveria LSDM-BDI diskriminon qytetarët kurse privilegjon serbët

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit Filipçe se qytetarët serbë nuk do të paguajnë në pikëpagesat e Maqedonisë nga 15 qershori deri më 15 gusht.
“Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila nuk arriti t’ju sigurojë në kohë qytetarëve vaksina kundër covid 19, e që një shumë të vogël e siguroi nga Sërbia e cila i hapi dyert për shtetasit e Maqedonisë të vaksinohen në Serbi, do t’i shpërblejë qytetarët e Serbisë duke i liruar nga pagesat rrugore. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bashkë me Qeverinë do që ta mbulojë turpin dhe paaftësinë e tij që nuk siguruan vaksina në kohë për të shpëtuar jetë, më zemërgjerësi ndaj qytetarëve serb?, thuhet në njoftimin e e koalicionit.
Ata shtojnë se Maqedonia ka fshatra që janë të ngjitra me autostradat dhe ata qytetarë për çdo ditë paguajnë në pikat pagesore edhe pse fshatrat e tyre gjenden vetëm 2-3 kilometra afër pikëpagesave.
“E përkujtojmë Qeverinë edhe për protestat e banorëve të fshatit Sedllarcë të Tetovës të cilët protestuan me të drejtë duke kërkuar të lirohen nga pika pagesore, sepse fshati i tyre gjendet vetëm 3 km afër pikës pagesore dhe të njejtët nuk kanë rrugë tjetër alternative. Raste të ngjashme ka shumë në rajonin e Gostivarit, Kumanovës, Shkupit, Velesit etj. Është e patolerueshme që qytetarëve serb t’u mundësohet që t’i shfrytëzojnë autostradat e Maqedonisë së Veriut falas për gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa mërgimtarëve tanë t’ju paguhet fatura në pikat pagesore, me euro të cilët kanë një kurs shumë më të lartë këmbimi se sa ai që është zyrtar”, thuhet në njoftim.
Në njoftim po ashtu thuhet se “kemi mijëra administratorë të qyteteve të Tetovës, Kumanovës, Gostivarit, Velesit e Kërçovës të cilët për cdo ditë udhëtojnë në Shkup duke paguar shuma marramendëse nëpër pikat pagesore të autostradave tona, për të cilët nuk ekziston asnjë masë lehtësuese, edhe pse vite më parë qeveria e Maqedonisë së Veriut ju hoqi pjesën e shpenzimeve të rrugëve punonjësve të administratës shtetërore”.
” Kjo është zemërgjerësia e rrejshme e Ministrit Filipçe dhe e kësaj Qeverie që rrjep qytetarët e tyre ndërsa paraqitet xhentëlmenë para qytetarëve serb. Çfarë absurdi dhe turpi njëkohësisht”, thuhet në fund të njoftin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë