Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar duke thënë se votuesit serbë që nuk e duan Listën Serbe vazhdojnë të terrorizohen nga shteti i Serbisë, por për habi nuk po mbrohen as nga shteti i Kosovës.
KMDLNj vlerëson se janë krijuar të gjitha kushtet që Lista Serbe të ndëshkohet duke e përjashtuar nga votimi, sikur që edhe të shlyhet nga regjistri i subjekteve politike ndërsa, Prokuroria e Shtetit duhet të ndërmarrë veprime ligjore të cilat deri më tani kanë munguar.
Reagim i plotë KMDLNj–së:
Nëse nuk e votoni Listën Serbe, do të linçoheni nga Serbia dhe nuk do të mbrohen nga Kosova!
Më 9 qershor 2017 përmbyllet fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit 2017. Për këtë fushatë, për shkak të kohëzgjatjes së shkurtër është pritur një tensionim i situatës i subjekteve politike shqiptare, si në përdorimin e fjalorit, ashtu edhe në sjellje.
Për fat të mirë, përjashtuar rastet e rralla e që nuk ndikuan në rregullsinë e fushatës, koalicionet dhe subjektet politike shqiptare por edhe të komuniteteve tjera zhvilluan një fushatë paqësore, të qytetëruar në përputhje të plotë me parimet demokratike hiq premtimet që ishin të fryera dhe vështirë të realizueshme por edhe këto ishin “ më për tokë “ nëse krahasohen me fushatën e zgjedhjeve të fundit. Për befasi, pikërisht aty ku më së paku pritej se do të ketë eskalim të situatës, te serbët, pati dhe ka shumë probleme të mëdha , kryesisht pas ndërhyrjes flagrante të Serbisë dhe satelitit paramilitar dhe parapolitik të saj, Lista Serbe e cila, para dhe sidomos gjatë fushatës zgjedhore po i terrorizon qytetarët serbë që nuk janë të vullnetshëm t’i nënshtrohen diktatit të Beogradit duke e shfrytëzuar të drejtën ligjore, demokratike dhe njerëzore për të votuar për subjektin politik apo kandidatin për të cilët besojnë se do t’i përfaqësojnë më mirë interesat e tyre. Së fundi, zgjedhjet edhe kanë qëllimin për përmirësimin e jetës së qytetarit. Subjektet politike serbe që udhëhiqen nga zz. Petroviq, Rashiq, Jabllanoviq, Petkoviq etj. janë shenjëstruar nga Beogradi dhe Lista Serbe për linçim moral, politik dhe kombëtar duke ua pamundësuar bërjen e fushatës sipas rregullave të KQZ – së sikur edhe duke ua rrezikuar sigurinë dhe jetën që nënkupton se këto subjekte po veprojnë në kushte dhe rrethana ilegale, në një trysni të madhe për shkak të kërcënimit dhe shantazhimit e që seriozisht e rrezikon rregullsinë e fushatës, krijimin e kushteve të barabarta për të gjitha subjektet garuese sikur që seriozisht e vë në dyshim rezultatin zgjedhor dhe ditën e votimit.
KMDLNj, kohë më parë ka raportuar për terrorizimin e anëtarëve të Partisë Liberale Serbe, të anëtarëve të partisë së z. Rashiq dhe z. Jabllanoviq duke i larguar nga puna, duke i pezulluar nga puna, duke ua ndërruar vendet e punës dhe duke i dërguar në Serbi ndonëse këta janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe se i përgjigjen ligjeve të Kosovës. Që paradoksi të jetë edhe më i madh, ankinimet e këtyre që pretendojnë se iu është bërë e padrejtë duhet të adresohen në Gjykatën Themelore në Nish e jo në gjykatat e Kosovës.
KMDLNj i është drejtuar Prokurorisë së Shtetit të veprojë në përputhje me ligjin në mënyrë që të mbrohet qytetari dhe vullneti për votim të lirë gjatë tërë procesit zgjedhor por duket se nuk ka asnjë veprim nga Prokuroria e Shtetit që do t’i ndiqte shpërdoruesit e votës, shantazhuesit me emër dhe mbiemër duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë votuesit. Pas KMDLNj –së, reaguan edhe ndërkombëtarët me një reagim, që më shumë ishte inkurajim për dhunuesit e votës së lirë se një sanksion që, përmes të dërgimit të porosive të prera Beogradit dhe grupit kriminal Lista Serbe, do të parandalonte parregullsitë e procesit zgjedhor si dhe rezultatet e zgjedhjeve për votuesit serbë të Kosovës. Si të dëshmohet e kundërta që do të reflektonte pozitivisht në procesin zgjedhor dhe rezultatet e votimit, kur Policia e Kosovës detyrohet ta ruaj z. Jabllanoviqin në Leposaviq dhe se në këto rrethana partia e z. Jabllanoviq do të ketë mundësinë t’i përmbush detyrimet ndaj votuesve që ua kërkon votën?!
Apo, rasti edhe më drastik kur një inspektor i komunës së Graçanicës e rrah fizikisht anëtarin e Partisë Liberale Serbe dhe pas denoncimit të rastit në Polici, prokurorje kujdestare e refuzon procesimin e rastit ndonëse pas denoncimit në polici, anëtari i PLS përsëri kërcënohet shkaku se e ka paraqitur rastin në Polici!
Votuesit serbë që nuk e duan Listën Serbe vazhdojnë të terrorizohen nga shteti i Serbisë por për habi nuk po mbrohen as nga shteti i Kosovës! Lista Serbe, si formacion paramilitar dhe parapolitik i Serbisë në Kosovë e refuzon njohjen e shtetit të Kosovës, e kundërshton formimin e ushtrisë së Kosovës, përdor fjalor dhe ikonografi shoveniste duke nxit urrejtje në baza etnike sikur se Kosovën e njeh vetëm si pjesë të Serbisë ndonëse paguhet nga Buxheti i Kosovës.
Nëse kemi parasysh të gjitha këto fakte e sidomos zhvillimet e fundit, KMDLNj vlerëson se janë krijuar të gjitha kushtet që Lista Serbe të ndëshkohet duke e përjashtuar nga votimi, sikur që edhe të shlyhet nga regjistri i subjekteve politike ndërsa, Prokuroria e Shtetit duhet të ndërmarrë veprime ligjore të cilat deri më tani kanë munguar. Në të kundërtën, rezultatet e zgjedhjeve për serbët e Kosovës në kushte të terrorizimit të vazhdueshëm jo që do të ishin të dyshimta , por do të ishin të papranueshme. Pastaj, bashkëpunimi i subjekteve politike shqiptare me një grupim parapolitik që dhunën e përdor si mjet politik do të ishte kundër interesave të Kosovës dhe qytetarëve të saj, pavarësisht dallimit etnik, bindjeve politike, fetare, moshës, racës, gjendjes ekonomike, statusit shoqëror apo dallimeve kulturore. Pohim se në lista nuk duhet të jenë të dyshuarit apo të akuzuarit për vepra korruptive dhe krim të organizuar zhvleftësohet nëse ky parim nuk vlen edhe për dhunuesit e votës së lirë dhe ata që terrorizojnë qytetarët që nuk i binden diktatit të Serbisë për të votuar Listën Serbe.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A