Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka thënë se shumë votues kryesisht nga diaspora u janë drejtuar të shqetësuar se nuk janë thirrur me telefon për verifikim dhe, në këtë mënyrë dyshojnë se me votat e tyre mund të manipulohet sikur që po iu mohohet një e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut, për të votuar dhe për t’u votuar.
“KMDLNj mendon dhe kërkon që të eliminohet çdo pengesë për votuesit nga diaspora në mënyrë që ata të votojnë madje, KMDLNj kërkon që të krijohen rrethana të përshtatshme dhe lehtësira tjera që do të sigurohen kushte për votim të shpejtë dhe të papengueshëm për votuesit, në përgjithësi dhe atyre nga diaspora, në veçanti”, thuhet në njoftimin e tyre.
Më tej KMDLNj e sheh me shqetësim të madh mënyrën e komunikimit që bëhet midis anëtarëve të KQZ-së, fyerjeve, akuzave deri te përdorimi i fjalorit që nuk do të duhej të ishte drejtuar opinionit por se ato duhet të adresohen te organet e hetuesisë.
Njoftimi i plotë:
Votues të shumtë, kryesisht nga diaspora i janë drejtuar KMDLNj –së , të shqetësuar se nuk janë thirrur me telefon për verifikim dhe, në këtë mënyrë dyshojnë se me votat e tyre mund të manipulohet sikur që po iu mohohet një e drejtë ligjore dhe e drejtë e njeriut, për të votuar dhe për t’u votuar. Pas kësaj, KQZ –ë ka dhënë një sqarim se askujt, me të drejtë vote nuk do t’i mohohet kjo e drejtë në ndërkohë që reagimet kanë vazhduar, sidomos pas fluksit nga diaspora që kanë ardhur për të votuar e që nuk kanë votuar me postë. KMDLNj –ë mendon dhe kërkon që të eliminohet çdo pengesë për votuesit nga diaspora në mënyrë që ata të votojnë madje, KMDLNj kërkon që të krijohen rrethana të përshtatshme dhe lehtësira tjera që do të sigurohen kushte për votim të shpejtë dhe të papengueshëm për votuesit, në përgjithësi dhe atyre nga diaspora, në veçanti. Pikërisht në këto rrethana duhet të zbatohet parimi i diskriminimit pozitiv për diasporën dhe të gjithë ata që kanë qasje të vështirësuar drejt kutive të votimit. Natyrisht, në përputhje me Ligjin për Zgjedhjet.
KMDLNj ka besim te KQZ-ë , pa asnjë dallim se punën e tyre do ta bëjnë me përgjegjësi të plotë, integritet të lartë profesional dhe moral, ashtu siç e parasheh Ligji për Zgjedhjet. Kur e themi këtë e kemi parasysh përvojën e gjatë që e ka KQZ –ë në organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
KMDLNj e sheh me shqetësim të madh mënyrën e komunikimit që bëhet midis anëtarëve të KQZ-së, fyerjeve, akuzave deri te përdorimi i fjalorit që nuk do të duhej të ishte drejtuar opinionit por se ato duhet të adresohen te organet e hetuesisë. Dhe se hetuesia duhet të merret me ato akuza që janë aq explicite, të drejtpërdrejta dhe shumë të rënda! Nëse kryetaren e KQZ-së botërisht e akuzoni se është pjesë e krimit të organizuar, se e ka uzurpuar KQZ-në dhe se është nismëtare e vjedhjes industriale të votave që 11 vjet, çka të pritet pas kësaj! Me këtë rast duhet të zbardhet e vërteta dhe këtë mund dhe duhet ta bëjnë organet a autorizuara për këtë.
Është e kuptueshme që subjektet politike mbrojnë intereset e partive që i kanë deleguar në KQZ-ë, si anëtarë me të drejta të barabarta në votim dhe vendimmarrje mirëpo duhet të jetë e qartë se mbi çdo interes partiak, politik apo individual është respektimi i ligjit.
KMDLNj ftonë të gjithë monitoruesit, vendorë dhe ndërkombëtarë të regjistrojnë dhe denoncojnë çdo rast kur dikujt i mohohet e drejta për votë e sidomos votuesve nga diaspora meqë ata kanë shfaqur shqetësim për pasigurinë e votës së tyre.
KMDLNj uron zgjedhje të qeta, të rregullta ku të gjitha palët duhet të realizojnë , pa u penguar nga askush dhe me asgjë realizimin e të drejtës për votim, në të kundërtën duhet të përballen me pasojat ligjore.
KMDLNj –ë e kundërshton që testi anticovid, kryesisht për votues nga diaspora të jetë pengesë për votim dhe, në këtë kontekst kërkon nga institucionet e shtetit që në të gjitha pikat kufitare të krijohet mundësia, me shpenzime të shtetit, të bëhet aty për aty ky test dhe, nëse dikush del të jetë pozitiv mund të votojë sipas procedures së paraparë për të prekurit me Covid -19.
KMDLNj kërkon që të mos ndërhyhet në asnjë mënyrë në punën e KQZ-së dhe të mos rrezikohet pavarësia dhe integriteti i këtij institucioni që ka mandat kushtetues për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve e që deri më tani, sipas KMDLNj –së ka bërë punë të mirë.
KMDLNj kërkon që votuesit të votojnë sipas bindjes , vullnetit dhe ndërgjegjës së tyre dhe denoncon rastet që kanë filluar kur subjektet dërgojnë sms me sugjerim dhe kërkesë të votohet subjekti dhe kandidati i caktuar. Sipas KMDLNj -së kjo përbënë shkelje të privatësisë sepse askush nuk mund të disponojë me numrin e telefonit, pa pëlqimin e poseduesit të këtij numri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?