Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka njoftuar se në bazë të informatave që kanë të dënuar dhe të paraburgosur përkatësisht 40 të dënuar dhe dhjetëra të paraburgosur (janë solidarizuar me të dënuarit), nga data 20 prill 2020 kanë hyrë në grevë urie duke e refuzuar marrjen e ushqimit si revoltë dhe shprehje të pakënaqësisë që është refuzuar lirimi i tyre, qoftë i menjëhershëm apo edhe i përkohshëm.
“Revolten e shprehin kundër Qeverisë së Kosovës dhe Presidentit të Kosovës që nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për kërkesat e tyre apo kërkesat e OJQ-ve monitoruese dhe të cilat e kanë bërë një kërkesë të tillë. Të burgosurit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, përmes një letre dërguar KMDLNj –së kanë deklaruar se janë të frikësuar për shëndetin e tyre dhe të familjeve aq më parë që më nuk kanë vizita dhe komunikimin me familje e bëjnë vetëm përmes telefonit dhe skyp-it. Ata deklarojnë se, në kohë të pandemisë po u shkelen të drejtat e njeriut që u takojnë si persona të privuar nga liria duke marrë shembull shtetet fqinje dhe ato evropiane që kanë ofruar shumë opsione për të burgosurit kurse Kosova nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Të dënuarit i kanë deklaruar KMDLNj –së gjithashtu, se të zgjedhurit (politikanët) e Kosovës e kanë prioritet interesin e tyre për dallim nga të zgjedhurit e vendeve tjera që kanë treguar ndjeshmëri më të madhe për këtë kategori që vetëm përkohësisht janë të privuar nga liria”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.
KMDLNj thekson se të privuarit nga liria nuk kanë asnjë vërejtje ndaj stafit korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali e as ndaj drejtorit të kësaj qendre për të cilët shprehen pozitivisht por se kërkesa kryesore e tyre dhe e vetme për të cilën edhe kanë hyrë në grevë urie është falja e menjëhershme apo e përkohshme e dënimit si dhe miratimi i Ligjit për Amnisti.
“KMDLNj ka kontaktuar Qendrën e Paraburgimit në Hajvali të cilët kanë deklaruar se një pjesë e të burgosurve është në grevë dhe se autoritetet e Qendrës së Paraburgimit në Hajvali po sillen me të privuarit nga liria në përputhje me rregullat e Grevës së Urisë e që ka qenë edhe kërkesë e KMDLNj-së.
KMDLNj shpreson dhe kërkon që të gjendet një zgjidhje për ata persona të privuar nga liria që i plotësojnë kushtet të lirohen menjëherë kurse për të tjerët e që kanë dënim afatgjatë të ketë falje të pjesshme. Ata të dënuar që rregullisht e shfrytëzojnë vikendin në shtëpi duhet të lëshohen në shtëpi për aq kohë sa zgjatë pandemia dhe pastaj të kthehen në vuajtje të dënimit të mbetur. Të moshuarit, të sëmurët me sëmundje të rënda dhe të pashërueshme, të miturit dhe femrat e dënuara duhet të kenë prioritet absolut”, thuhet më tej në njoftim.
KMDLNj kërkon që masa e paraburgimit të aplikohet vetëm si masë e skajshme dhe të zëvendësohet me masa alternative sikur që edhe disa dënime, gjithashtu duhet të zëvendësohen me masa alternative të dënimit. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës