LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ bën thirrje për një fushatë të qetë

KMDLNJ bën thirrje për një fushatë të qetë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe respektim të masave antiCOVID-19.

Në një komunikatë për media, KMDLNj kërkon që subjektet dhe kandidatët për zgjedhje lokale të përqendrohen në program dhe premtime që përfshihen në mandatin e tyre, qoftë si kryetar komune apo asamblistë.

Lexoni të plotë komunikatën:


Më 17.10.2021 në Kosovë do të mbahen zgjedhjet lokale përkundër situatës së rënduar epidemiologjike të shkaktuar nga virusi Delta e që thuaja çdo ditë dhjetëra qytetarë humbin jetën kurse qindra infektohen. Në këto rrethana mbajtja e zgjedhjeve është përgjegjësi, në radhë të parë e subjekteve politike që garojnë por edhe e votuesve sidomos ditën kur votohet.

KQZ, si autoritet suprem për organizim të zgjedhjeve në Kosovë ka përcaktuar një afat prej 1 muaji për fushatë zgjedhore gjithnjë duke i respektuar rekomandimet e IKSHPK-së e që në masë të madhe kufizon numrin e pjesëmarrësve , si brenda objekteve të mbyllura ashtu edhe në mjedise të hapura.

KMDLNj kërkon nga subjektet politike një fushatë të qetë ku do të përjashtohej mosdurimi, gjuha e urrejtjes dhe veprimet që do të kontribuonin në rëndimin e gjendjes e cila është e keqe në këto rrethana.

Subjektet politike kanë propozuar që fushata zgjedhore të kufizohet në pesë ditë ndërsa disa të tjera kanë propozuar që fushata të bëhet online, pa kontakte fizike me qytetarë, votues potencial. KMDLNj konstaton se disa subjekte politike dhe kandidatë po bëjnë fushatë një kohë të gjatë dhe i kanë thënë të gjitha ato kanë vlerësuar se paraqesin interes për qytetarin dhe votuesin.

KMDLNj kërkon që subjektet dhe kandidatët për zgjedhje lokale të përqendrohen në program dhe premtime që përfshihen në mandatin e tyre, qoftë si kryetar komune apo asamblistë.

KMDLNj kërkon nga institucionet përgjegjëse që me rreptësinë më të madhe të mbikëqyrin respektimin e masave anti-COVID dhe në rast se ato nuk respektohen duhet të shqiptojnë dënime shembullore.

KMDLNj vlerëson se organizatat që monitorojnë zgjedhjet kanë kapacitet të mjaftueshëm dhe të dëshmuar monitorues dhe profesional të monitorojnë fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit si dhe balotazhin eventual.

KMDLNj uron të gjitha subjekteve politike një fushatë të mbarë, votim të rregullt si dhe pranim të rezultateve të zgjedhjeve siç kanë vepruar edhe më parë.

Është e drejtë qytetare dhe e drejtë e njeriut e drejta për të votuar dhe kjo duhet të shfrytëzohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori