LAJMI I FUNDIT:

​KMDLNj: Asociacioni të diskutohet vetëm nëse garantohet pacënueshmëria e kufijve, përmes njohjes reciproke

​KMDLNj: Asociacioni të diskutohet vetëm nëse garantohet pacënueshmëria e kufijve, përmes njohjes reciproke

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar pas deklarimeve të zyrtarëve të BE-së rreth marrëveshjes për asociacionin.

Në një komunikatë për media thuhet se në përmbajtjen që e ka asociacioni i ratifikuar duhet të diskutohet vetëm nëse garantohet pacënueshmëria e kufijve të jashtëm të Kosovës përmes njohjes reciproke me Serbinë si dhe duke njohur dhe pranuar kufijtë aktualë.

Lexoni të plotë njoftimin:


LËRINI FYRJET, BASHKOHUNI NË MBROJTJE TË SHTETIT!

Kosova, nga shumë shtete, edhe ato që ia kanë njohur pavarësinë po konsiderohet si rast i papërfunduar sa i përket integritetit territorial dhe shtrirjes së sovranitetit. Që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë qartazi , nga “lehtësuesit” është deklaruar se çdo çështje do të diskutohet në tavolinën e bisedimeve dhe se nuk do të ketë asnjë temë tabu.

Mbi këto baza, dhe e përkrahur fuqishëm nga disa fuqi të mëdha botërore dhe shtete evropiane Serbia , jo që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës por se ka demonstruar pretendime të qarta ndaj integritetit territorial duke e vënë Veriun e Kosovës 100% nën kontroll sikur që ka instrumentalizuar serbët që kanë jetuar dhe jetojnë në brendi të Kosovës skajshmërisht duke përdorur “zonat e mbrojtura” nga Ahtisaari dhe të tjerët.

Në këtë kontekst është nënshkruar në Bruksel (në mesin e shumë marrëveshjeve) Marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave serbe ndonëse në Kosovë ishte dhe është një Asociacion i ligjshëm i komunave, pavarësisht përkatësisë etnike. Po i njejti Asociacion ishte votuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015 me 2/3 e votave të deputetëve të Kuvendit, aq sa është e nevojshme për ratifikimin e një Marrëveshjeje ndërkombëtare e që pastaj krijon raport obligativ për zbatim për faktin se në Kushtetutën e Kosovës thuhet shprehimisht se:” një Marrëveshje ndërkombëtare ratifikohet me votat e 2/3 të deputetëve të Kosovës…”, pa e kushtëzuar (sikur në shumë vende të botës, si p.sh në Shqipër) se: “një Marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të ratifikohet në Kuvend pa pëlqimin e Gjykatës Kushtetuese….”.

Tash, ato 23 shkeljet që i ka evidentuar Kushtetuta e Kosovës në Marrëveshjen e Asociacionit të komunave serbe janë të papërfillshme she shërbejnë vetëm për arsyetim dhe larje duarsh (si Pont Pilati), për nënshkruesit, përkrahësit dhe votuesit e kësaj Marrëveshjeje. Serbia, që është krejt e pritshme sikur edhe bashkësia ndërkombëtare po këmbëngulë që të respektohet dhe zbatohet Marrëveshja burimore ndërsa vendimet dhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e përmendin vetëm për të treguar se edhe Kosova paska Gjykatë Kushtetuese duke përdorur standarde të dyfishta: vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pavlefshme kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe ndërsa janë të vlefshme dhe duhet të zbatohen në rastin e Manastirit të Deçanit ku, nën presion politik dhe në mënyrë të kundërligjshme tjetërsohen 24 hektarë tokë, pronë publike, sipas ligjeve diskriminuese të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori