Miku dhe ish-kolegu im i vjetër Françesk Armadhi është bërë disa herë gjysh dhe, sigurisht, tashmë në pension, kultivon, siç shkruante Viktor Hygoi, artin e të qenët pikërisht gjysh.
Një ditë të bukur, njëri prej nipërve të tij që sapo ka përftuar në shkollë nocionet fillestare të disa njësive në sistemin e matjes së gjatësisë – mm, cm, m e km – e pyeti atë gati para tri javësh se ç’kuptim kishin dy shkronjat KM që kishte parë në televizor, në cepin e djathtë të ekranit, më saktësisht në fjalinë “KM: Zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor”.
Ai ishte i shqetësuar sepse KM për atë kishte kuptimin “kilometër”. Atëherë, me një durim shembullor, i gjyshi i shpjegoi se KM është shkurtim i fjalës “kryeministër”, prandaj edhe e shkruajnë me shkronja të mëdha dhe jo me të vogla në mënyrë që të mos merret për “km”; rrjedhimisht, lajmi i shkruar duhej lexuar: “Kryeministri thotë se zgjedhjet do të bëhen më 30 qershor”.
Pasi Françesk Armadhi më foli për shqetësimin e të nipit, mendja më shkoi te romani i Ben Blushit me titullin “KM”, në të cilin bëhet fjalë për një kryeministër, zemra e të cilit pushon përfundimisht së rrahuri si pasojë e një atentati kundër atij. Dashur pa dashur, si kundërshtar i paepur i çdo forme dhune, si kundërshtar i vendosur edhe i dënimit me vdekje, m’u drodh shpirti, sepse pata një si parandjenjë kobndjellëse të papërballueshme:
Po sikur, larg qoftë dhe mos e dhëntë as Zoti e as Rastësia, një dorë mizore, e paguar nga forcat e errëta të armikut të brendshëm e të jashtëm, të ndërmerrte një veprim të tillë kundër zotit Kryeministër që po bën çmos, bashkë me ndërkombëtarët, ta reformojë sistemin tonë të drejtësisë dhe ta integrojë në gjirin e Bashkimit Evropian Shqipërinë tonë të shkalafitur shpirtërisht, moralisht, ekonomikisht, demografikisht, ekologjikisht dhe politikisht?
Pastaj, duke u përpjekur jo vetëm emocionalisht, por edhe racionalisht, ta dëboja nga mendja atë parandjenjë ose, të paktën, ta asnjanësoja frikën që më kishte pushtuar, me të mbërritur në shtëpi, bëra arsyetimin e mëposhtëm: Për ta shpërbërë besëtytninë time, sipas së cilës ekuacioni KM (si barasvlerës me fjalën “kryeministër”) = KM (si titull i një romani që përfundon me vrasjen e një kryeministri) ndillte ose, më keq akoma, paralajmëronte vrasjen e zoti Rama, pra, për ta kthyer në inekuacion e, rrjedhimisht, për ta bërë këtë vrasje të pamundur, lypsej të gjeja ndonjë marifet qoftë edhe krejt të vogël, madje edhe formal.
“Edhe formal” – thashë me vete dhe përsërita: “Edhe formal”, para se të shtoja si në kllapi: “Qoftë edhe me anë të një shkronje të vetme!”. Pastaj, papritur e pa kujtuar, pata një ndriçim: Në ekranin e kaltër të trurit tim u shfaq fjala “KRYE” me germa mavi nga të cilat germa “R” nisi të regëtinte duke u zbardhur krejt, a thua se donte të tërhiqte vëmendjen time.
Në çast, mora një fletë letre, shkrova atje germat KM dhe u futa midis germën “R”. Mandej gjithçka rrodhi krejt natyrshëm: KRM (pra fjala “KryeMinistër” si funksion i zotit Rama) `”KM (si protagonist i romanit të Ben Blushit)! U ndjeva i lumtur, gati i pavdekshëm, ngaqë ky inekuacion më dha kështu mundësinë t’i shpëtoja jetën KRM-së sonë të nderuar, i lumtur gjithashtu që, me shumë gjasë, i shmanga edhe zotit Blushi çdo brerje ndërgjegjeje në rast se, larg qoftë, KRM-së sonë të pazëvendësueshëm e të papërsëritshëm do t’i ndodhte ndonjë fatkeqësi fatale për të tashmen e ndritur dhe, veçanërisht, për të ardhmen e shkëlqyer të vendit tonë në gjirin atëror të Bashkimit Evropian, i lumtur, së fundi, se KRM-së sonë tash e tutje do t’i ecte mbarë puna madhështore që ka ndërmarrë për ta çuar e mbajtur përjetësisht kombin shqiptar në qiellin e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë!
Së parafundi, jam i sigurt se nipit të mikut dhe ish-kolegut tim Françesk Armadhi, që është në zanafillë të këtij shkrimi, nuk do të vonojë t’i vijë një përshëndetje nga ana e KRM-së sonë aq të vëmendshëm ndaj fëmijëve të talentuar dhe se, nga ana tjetër, gazetarët e publicistët tanë do ta zëvendësojnë me sukses të plotë në analizat e tyre siglën KM me atë KRM.
Së fundi, as miku dhe ish-kolegu im Françesk Armadhi, as unë, as shumë nga bashkatdhetarët tanë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan, në Evropë e kudo gjetiu në botë, nuk e kuptojmë përse rreth e qark nesh vjen përherë e më shumë një si erë ngordhësirë, një si erë cofëtinë, një si erë kërmë, e padurueshme dhe helmatisëse. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë