LAJMI I FUNDIT:

Klubi i La Ligës ankohet për ‘standarde të dyfishta’ në dënimin e Vinicius Jr

Klubi i La Ligës ankohet për ‘standarde të dyfishta’ në dënimin e Vinicius Jr

Të martën, Real Madridi u njoftua se Vinicius Junior kishte marrë një pezullim me dy ndeshje në La Liga, pas kartonit të kuq kundër Valencias fundjavën e kaluar. Kjo do të thotë se 24-vjeçari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Las Palmas në shtëpi dhe Real Valladolid në udhëtim më vonë këtë muaj.

Në këto rrethana, ky ishte rezultati më i mirë i mundshëm për Real Madridin, i cili tani do të ketë Vinicius Jr në dispozicion për Superkupën e Spanjës.

Megjithatë, ka pasur indinjatë për sanksionin e dhënë nga Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit, veçanërisht nga Leganes.


Sipas Diario AS, klubi me bazë në Madrid është i zemëruar me Viniciusin që u dënua vetëm për dy ndeshje, pasi lojtari i tyre Oscar Rodriguez u pezullua me katër ndeshje për një incident të ngjashëm gjatë humbjes 5-2 muajin e kaluar në shtëpi kundër Villarrealit.

Shpallet vendimi për kartonin e kuq të Vinicius - ai mund të luajë në Superkupën e Spanjës
Lexo po ashtu Shpallet vendimi për kartonin e kuq të Vinicius - ai mund të luajë në Superkupën e Spanjës

Zyrtarët apo drejtuesit e klubit Leganes thuhet se janë “në mosbesim” ndaj “standardeve të dyfishta” të dukshme të përdorura nga Komiteti Disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Ndërsa ky ishte skenari më i mirë për Real Madridin, ata shpresojnë që të mos ketë asnjë sanksion për Vinicius pasi një apel pritet të bëhet në 24-48 orët e ardhshme.

Ata besojnë se një dënim do të ishte i padrejtë në këto rrethanat, duke pasur parasysh se braziliani dyshohet se pësoi abuzim racist në momentin e incidentit me portierin e Valencias, Stole Dimitrievski. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori