Klubi i madh brazilian, Santos ka rënë nga kategoria superiore këtë sezon, duke u bërë një nga klubet më të mëdha që përjetojnë rangjet më të ulëta, pas 111 viteve ekzistencë dhe lojë në rangun elitar.
Një rënie nga kategoria është një nga momentet më të dhimbshme që mund të përjetojë një tifoz i ekipit.
Kjo bëhet një tragjedi edhe më e madhe nëse je pjesë e ‘fisnikërisë’ së futbollit botëror dhe je nga ato klube që nuk kanë shkelur kurrë në ‘ferr’.
Kështu ka ndodhur me Santosin që ka braktisur këtë grup të përzgjedhur, pas plotë 111 viteve lojë në ligën elitare.
Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull me skuadrat që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria, ku shihen klube të mëdha si Real Madridi, Barcelona, Bayern Munichu, Interi dhe Ajaxi.
Në Angli, gazeta spanjolle i ka llogaritur skuadrat vetëm prej kur kampionati njihet si Liga Premier.
Më poshtë keni listën me 23 klubet që nuk kanë rënë kurrë nga kategoria:
Real Madrid
FC Barcelona
Athletic Bilbao
Bayern Munich
Bayer Leverkusen (në epokën e Bundesligës)
Everton (në epokën e Ligës Premier)
Manchester United (në epokën e Ligës Premier)
Arsenali (në epokën e Ligës Premier)
Chelsea (në epokën e Ligës Premier)
Liverpool (në epokën e Ligës Premier)
Tottenham (në epokën e Ligës Premier)
Ajax
PSV Eindhoven
Feyenoord
Inter
Benfica
Porto
Sporting Lisbona
Boca Juniors
Flamengo
Sao Paulo
Penarol
Montevideo National
/Telegrafi/