Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se marrëveshje me Romën për Alisson për 72.5 milionë euro ishte e ‘çmendur’, por që Jan Oblak do tu kushtonte 100 milionë euro nëse do ta blinin.

The Reds kompletuar transferimin në këtë muaj për një shumë rekord, që e theu atë të Gianluigi Buffon që të vitet 2001 kur kaloi nga Parma te Juventusi.


“Të gjithë mendojnë që janë shumë para. Janë shumë para”.

Alisson Jurgen Klopp Football365

“Ai nuk mund të lihej edhe pse ishte shifër e çmendur. Klauzola e Oblak ishte 100 milionë euro për shembull.

“Kjo është pjesë e punës, në përpjekje për të sjellë lojtarët më të mirë që mund të merrnim”.

thumb 68523 default news size 5

"Tregu për portierë është ndryshe, sepse nuk është se çdo vit ka në dispozicion dhe nuk ndodhin gjëra të tilla”.

alisson cropped tu3kpm9fe2e15cy0asw2v6dd

"Nuk e dinim saktësisht nëse Alisson është në shitje, por në një moment të caktuar e kemi kuptuar se ai është i disponueshëm dhe ai ishte momenti kur ne vendosëm të shkonim për të”, ka thënë Klopp për ESPN.

Liverpooli tani ka tre portierë dhe me gjasë një do të shitet. /Telegrafi/

telegrafi sport app