Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi është deklaruar rreth tubimeve të partive politike gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.
Kllokoqi, përmes një postimi në Facebook, thotë se heshtja e tyre ndaj politikës nuk është frikë por maturi e çdo gastronomi.
Ai ka thënë se edhe gastronomet do të mund të organizojnë protesta, të hapin klubet, të organizojnë festivale dhe se gjitha këto nuk kanë asnjë dallim nga fushatat, por që një gjë të tillë nuk e bëjnë dhe se do të ndjekin vetëm rrugët demokratike.
Por Kllokoqi thekson se në rast se mendohet që pas zgjedhjeve të mbyllet vendi me arsyetimin e rritjes së numrit të infektuarve, atëherë protesta nuk do të ketë të ndalur. Me këtë ai ka bërë thirrje që të mendohet për shumë sektorë të cilët luftën e kanë me ekzistencën e jo me pushtetin.
“Heshtja jonë ndaj politikës nuk është frikë, besoj se është maturi e çdo Gastronomi, edhe ne mundemi me organizu protesta, edhe ne mundemi me i hapë klubet, edhe ne mundemi me organizu festivale, edhe ne mundemi me i nisë dasmat, se asgjë dallim nga fushatat eketorale të partive politike nuk kanë. Ne thjesht po dojmë me u kënaq me pak, me na lon me punu edhe me jetu … subvencionet që janë nda janë shumë joserioze, mirëpo vetës jeni t’u ia bo, se populli VOTON, na gjykojmë. Duke besuar në demokraci ne do t’i shtjerrim të gjitha rrugët demokratike të diskutimit me çdo institucion përgjegjës shtetëror, për me e ngrit zërin për hallet tona, veç për një gjë të jeni të bindur, po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do t’kenë të ndalur. Andaj, mendoni edhe për neve dhe plot sektorë tjerë që luftë e kanë ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete”, ka shkruar Kllokoqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij