LAJMI I FUNDIT:

Klinika “Zhan Mitrev” certifikohet për cilësi të lartë të shtëpive të shëndetit (Dokument)

Klinika “Zhan Mitrev” certifikohet për cilësi të lartë të shtëpive të shëndetit (Dokument)

Klinika “Zhan Mitrev” është akredituar nga Agjencia për cilësi dhe akreditim të shtëpive të shëndetit, me certifikatën e cilësisë.

Gjatë dhënies së certifikatës për doktor Zhan Mitrevin, i pranishëm ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ky vlerësim është mjaft i rëndësishëm për klinikën në fjalë, pasi që vjen nga institucione shtetërore, përskaj atyre të jashtme.


Me këtë rast, doktor Zhan Mitrev tha se kjo paraqet edhe një dëshmi që e tërë puna lëviz në rrugë të drejtë, dhe se pas 18 vitesh ekzistencë, paraqet shembull për institucionet tjera se si ndiqen standardet botërore për cilësi, paralelisht me ato vendore.

Nga ana tjetër, ministri Venko Filipçe paralajmëroi bashkëpunim më të afërt dhe partneritet me spitalet private, diçka që sipas tij do të ndikon në uljen e harxhimeve për shërim të pacientëve jashtë vendit.

Sipas tij, mbështetje për këtë është certifikimi dhe akreditimet për cilësi që i kanë spitalet në vend, ndërkaq klinika “Zhan Mitrev” është lider në listën e tyre.

Edhe drejtori i Agjencisë për cilësi dhe akreditim të shtëpive të shëndetit, Ante Popovski vlerësoi lartë klinikën “Zhan Mitrev. Sipas tij, standardet janë në funksion të përmirësimit të cilësisë, e posaçërisht të sigurisë së pacientëve, që në klinikën në fjalë këto standarde janë të pranishme.

Popovski shtoi se në këtë klinikë, përpos përgatitjes teknike, dokumentacionit, vetë objektit, ekziston një atmosferë harmonie tek ekipi në marrëdhënie me pacientët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori