Gati 1.000 raste me goditje në tru janë regjistruar gjatë këtij viti në Neurologji të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Drejtori i kësaj klinike, Edmond Komoni thekson nevojën për numër më të madh të stafit, sa i përket infermierëve. Ai bën të ditur, gjithashtu, se janë në kërkim edhe të zgjerimit të infrastrukturës.
Në një intervistë ai thotë se rastet me goditje në tru janë më të shpeshtat në këtë klinikë.
“Klinika ka 55 shtretër në dispozicion, ka numër të mjaftueshëm të mjekëve. Ndërsa, me infermierë kemi nevojë për t’i arritur standardet evropiane, aq më tepër duke ditur llojet e sëmundjeve që kemi me persona me vështirësi në lëvizje, të paralizuar, të cilët duhet të lëvizin. Nevojitet një staf më i madh në numër, sesa që e kemi tash”, ka thënë Komoni.
Ai shton se gjatë një dite realizohen 18 deri në 20 ekzaminime.
“Goditjet në tru janë sëmundjet më të shpeshta neurologjike dhe më të shpeshta që hospitalizohen në klinikë. Deri në këtë muaj kishim diku rreth 900 pacientë, duke i llogaritur ato goditje në tru të llojit iskemik ose pikës në tru, kurse pjesa tjetër janë gjakderdhjet në tru, të cilat përbëjnë një përqindje më të vogël, diku 15 për qind në krahasim me pjesën tjetër. Pothuajse kryhen 18 deri 20 EEG në ditë, që është më e madhe se standardi evropian”, është shprehur ai për kp.
Komoni derisa përmend nevojën për zgjerim të infrastrukturës, tregon se për këtë ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë.
“Në aspektin e infrastrukturës, për shkak të aparaturave që kanë ardhur ndërkohë, kanë marrë një pjesë të hapësirave të cilat i kemi përdorur qoftë për diagnostikë apo administratë dhe janë zvogëluar pak këto hapësira, jemi në diskutim me drejtorinë e QKUK-së dhe SHSKUK-së. Kemi kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë, për të pasur mundësinë që të zgjerohet një pjesë e klinikës”, ka theksuar Komoni.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova