LAJMI I FUNDIT:

Klinika Amerikane fillon me operimet e gjëndrës tiroide përmes briskut ultrasonik

Klinika Amerikane fillon me operimet e gjëndrës tiroide përmes briskut ultrasonik

Për herë të parë në Kosovë prej datës 12 deri më 15 shtator në Kliniken Amerikane, eksperti për operime të gjëndrës tiroide përmes briskut Plazma, kirurgu për qafë dhe kokë Prim Mr Sc Renato Janushiq nga klinika për tumore e Zagrebit do të kryej ndërhyrje kirurgjike në Klinikën Amerikane.

Falë disa metodave të tilla si aplikimi i briskut ultrasonik, gjatë operacionit nuk ka gjakderdhje dhe kjo i mundëson kirurgëve të kenë fushë operative të qartë.
Gjatë ndërhyrjeve kirurgjike të Gjëndrës Tiroide, për shkak të vaskularizimit të madh, për dallim nga operimet me brisk tradicional, operimet që bëhen me briskun Plazma nuk kanë gjakderdhje që rrjedhimisht nuk ka nevojë për transfuzion të gjakut dhe operimi është më i lehtë për pacientin e gjithashtu edhe për kirurgun.

Janë dy lloje të operimeve të cilat bëhen në gjëndrat tiroide me briskun plazma:
1. Çregullimet në ndërtimin e gjëndrës Tiroide, tumoret, etj
2. Aktiviteti i vetë gjëndrës tiroide dhe çrregullimet e tajimit të hormoneve.


Në rastet e tumoreve beninje hiqet një pjesë e Gjëndrës Tiroide, ndërsa në rastet e tumoreve malinje me intervenim operativ hiqet Gjëndra Tiroide si dhe nyjet përreth gjëndrës për tu shëruar pacienti. Me anë të opererimit me briskun plazma evitohen dëmtimet anësore dhe gjakderdhja e cila i mundëson mjekut ndërhyrje kirurgjike të suksesshme, ndërsa pacienti nuk ka nevojë për transfuzion të gjakut.

Në rastet e çrregulimeve në aktivitetin e punës së Gjëndrës Tiroide, hapi i parë që preferohet është të shërohet përmes medikamenteve, që gjëndra të kthehet në funksionim normal. Pas kësaj rekomandohet zgjidhja e përhershme ku përmes operimit heqet një pjesë e Gjëndrës Tiroide, ndërsa pjesa tjetër lihet për funksionim normal.

Dr Janushiq së bashku me stafin e klinikës për tumore në Zagreb kryejnë 250 operime të Gjëndres Tiroide në vit.

Brisku Plazma nuk dëmton indet e shëndosha dhe në njejtën kohë mbyllë enët e gjakut.

Për më shumë informata dhe rezervime të termineve na kontaktoni në: 038 606 116 | 044 126 188 | info@american-art.net

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Depresioni, njoftohuni me simptomat fizike

Depresioni, njoftohuni me simptomat fizike

Shëndetësi
Kalo në kategori