LAJMI I FUNDIT:

Kleriku iranian pretendon se vaksina kundër COVID-19 ‘i kthen njerëzit në homoseksualë’

Kleriku iranian pretendon se vaksina kundër COVID-19 ‘i kthen njerëzit në homoseksualë’

Një klerik në regjimin iranian u tha ndjekësve të tij se vaksinimi kundër COVID-19 i kthen njerëzit në “homoseksualë” – gjë që dënohet me vdekje në Iran.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ajatullah Abas Tabrizian bëri pretendimet të martën në platformën e mediave sociale Telegram, sipas Jerusalem Post.

“Mos iu afroni atyre që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19”, u shkroi islamiku radikal gati 210,000 ndjekësve të tij. “Ata janë bërë homoseksualë”.


Tabrizian, i cili jeton në kryeqytetin fetar të Qom dhe pasuesit e të cilit i referohen atij si ajatollah, ka një histori të promovimit të fanatizmit dhe informacioneve të rreme rreth mjekësisë perëndimore.

Vitin e kaluar, totalitari dogji “Manualin e Mjekësisë të Harrisonit” në një ceremoni të regjistruar në video, duke pretenduar se “ilaçi islamik” i kishte bërë librat e tillë “të parëndësishëm”, sipas Radio Farda, një shërbim transmetimi i Radio Evropa e Lirë/Radio Liria.

“Ashtu si klerikët e tjerë në regjim, edhe Tabrizian lidh të gjitha mungesat [mangësitë] me seksualitetin”, thotë disidentja iraniane Sheina Vojoudi për Jerusalem Post.

“Klerikët në Iran vuajnë nga mungesa e njohurive. Në të vërtetë, qëllimi i tij për të përhapur marrëzira është të përpiqet të trembë njerëzit [nga] vaksina, ndërsa udhëheqësi i regjimit dhe zyrtarë të tjerë morën vaksinën e Pfizer, dhe ata nuk ua sigurojnë njerëzve me arsyetimin se ata nuk i besojnë Perëndimit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Evropa
Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

Evropa
Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Amerika
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Ish-pjesëtari i

Ish-pjesëtari i "Beretave të Kuqe" godet me shkop protestuesit anti-Vuçiq

Serbia
Kalo në kategori