LAJMI I FUNDIT:

Klauzola marramendëse dhe fitimet e çmendura – të gjitha shifrat prapa marrëveshjes së Mbappes me Real Madridin

Klauzola marramendëse dhe fitimet e çmendura – të gjitha shifrat prapa marrëveshjes së Mbappes me Real Madridin

Marrëveshja mes Real Madridit dhe sulmuesit Kylian Mbappe mund të jetë e madhja ndonjëherë, pasi shifra të çmendura ka brenda saj.

Real Madridi ka nënshkruar të hënën me Mbappen, i cili do t’i bashkohet klubit më 1 korrik, pas skadimit të kontratës së tij me Paris Saint-Germain.

Teknikisht është një transferim i lirë, por në realitet është çdo gjë tjetër veçse i lirë, pasi Real Madridi do të duhet të paguajë para të mëdha për francezin.


Zbulohen fitimet marramendëse të Mbappes te Real Madridi
Lexo po ashtu Zbulohen fitimet marramendëse të Mbappes te Real Madridi

Sipas mediumit COPE, 25-vjeçari do të fitojë 30 milionë euro pagë vjetore në Madrid (15 milionë euro pas taksave).

Los Blancos do të paguajnë gjithashtu një bonus nënshkrimi prej 125 milionë euro për sulmuesin, i shpërndarë në pesë vjet.

Kontrata e Mbappes përmban një klauzolë lirimi prej 1 miliardë eurosh. Është e detyrueshme për të gjithë lojtarët në Spanjë që të kenë një klauzolë blerjeje në kontratë dhe është bërë qëllimisht kaq e madhe.

"Luis Enrique më shpëtoi mua", Mbappe tregon për presionin dhe vuajtjet te Parisi
Lexo po ashtu "Luis Enrique më shpëtoi mua", Mbappe tregon për presionin dhe vuajtjet te Parisi

Pavarësisht faktit se Real Madridi do t’i paguajë shumë para yllit francez, ata presin kthime të shkëlqyera prej tij – dhe jo vetëm në fushë.

Sipas mediumit Diario AS, Mbretërit besojnë se do të gjenerojnë mbi 500 milionë euro përmes shitjeve të fanellave, mallrave dhe sponsorizimeve pas ardhjes së Mbappes në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori