Ditën që bëri gati valixhet, për të udhëtuar drejt tokës së ëndërruar të artistëve, siç është Italia, bashkë me gjërat e nevojshme, “paketoi” edhe ëndrrën e saj më të madhe! Të bëhej e famshme dhe ta njihnin të gjithë, edhe përtej kufijve shqiptarë
Shumë mund, shumë djersë, shumë sprova dhe sakrifica, edhe dështime që i kanë mësuar si të bëj hapa përpara. Sepse të ndjekësh ëndrrat nuk mjafton. Duhet edhe shumë punë për të mbërritur plotësimin artistik dhe profesional.
Balerinë profesioniste, imazh i disa kompanive të rëndësishme në Itali, ndërsa po studion për aktrim, Klaudia Pepa thotë se nuk di të ndalet!
Për të gjitha etapat e jetës, asaj profesionale dhe asaj private, balerina e famshme shqiptare ka zgjedhur për Class të flasë hapur dhe pa doreza!
Ti tashmë je një artiste e afirmuar në tregun italian dhe një figurë shumë e dashur për publikun atje. Nëse ktheni akrepat e orës mbrapsht dhe kujtoni, sa e vështirë ishte rruga drejt famës dhe suksesit?
Shumë sakrifica dhe rrugë e vështirë. Shumë prova dhe dështime që më kanë mësuar si të bëj hapa përpara. Ndjek instinktin tim, por jam edhe selektive. Kam kuptuar që nuk është bukur të thuash “Po” për të gjitha. Peshoj gjithmonë zgjedhjet e mia. Të ndjekësh ëndrrat nuk mjafton. Mundësitë arrijnë kur di të thuash edhe “Jo”. Të gjithë kemi qëllime, por nuk duhet të djegim fazat e rrugëtimit tonë.
Si ka ndryshuar jeta jote pas famës?
Ka ndryshuar për mirë, sigurisht. Rezultatet e punës janë gjithmonë pozitive.
Vetëm dëshira nuk mjafton për t’u bërë një balerinë apo artiste e zonja. Cila është këshilla që do i jepnit sot të rinjve që duan të ecin në gjurmët e tua?
Unë përdor gjithmonë tre fjalët e mia magjike: “Punë, vullnet dhe me këmbë në tokë”!
Cila është ambicia juaj më e madhe sa i takon karrierës?
Ambicia ime është të gjej lumturinë time në çdo gjë që bëj, në çdo eksperiencë, në raport, në familje, në shoqëri. Një femër në karrierë pa lumturinë principale sa vlen?
Gjëja ose investimi më i mirë që keni bërë për veten deri sot?
Studimi dhe puna.
Çdo të thotë të jesh balerinë?
Një derdhje e përgjithshme e shpirtit, e energjisë së brendshme. E disiplinuar nga një gjuhë e përsosur që zhvillon dhe shpreh ndjenjat më të vogla.
Kur filluat të kuptonit se kjo është gjithçka doni në jetë?
Kur prindërit e mi më çonin për dore të shihja shfaqje të ndryshme për fëmijë. Aty kuptoja që skena më pëlqente, aty shihja disa personazhe që më frymëzonin, aty mbaja mendjen si t’ia bëja që një ditë të arrija sadopak të transmetoja diçka edhe unë. Isha pesë vjeç.
Ti jeton mes Italisë dhe Shqipërisë. Ke menduar që të pozicionohesh përfundimisht diku për të jetuar, pa këto udhëtimet e shpeshta drejt vendlindjes, drejt familjes, mamit, motrës, etj?
Unë jetoj në Itali prej tre vitesh. Vij shpesh për familjen time, por edhe ata vijnë shpesh tek unë, sidomos motra ime, Pamela.
Si ishte përvoja tek Amici?
Një eksperiencë e paharruar do ngelet. Përvojë si profesionale, psikologjike dhe humane. Atje vetëm merr mësime.
Çfarë mendon për Maria De Filippin? A është ajo një mentore e mirë për të rinjtë që duan të kapin majat dhe suksesin?
Maria është një shembull i vërtetë! Një njeri i thjeshtë, më ka dhënë shumë këshilla, i jep shumë këshilla të rinjve, i ndihmon, i hap dyert, i jep mundësi të shfaqin talentin e tyre si në “Amici” apo në “Tu si que vales”. Ky është tashmë një hap i rëndësishëm. Pastaj, puna dhe suksesi i saj flasin vetë. Është një nga femrat më me influencë.
Si i ke raportet me balerinët e tjerë të njohur shqiptarë në Itali? Komunikon me ta? Me cilin prej tyre mban më shumë kontakte?
Me Kledin dëgjohem më shpesh sepse u njohëm pikërisht në “Amici”. Komunikoj si me Ilir Shaqirin, Leonin, Klajdin etj.
Klaudia, si u përfshive në eksperiencën e prezantimit të edicionit të 20-të, “Kënga Magjike”?
Ishte një ftesë nga ana e Arditit për t’u bërë pjesë e edicionit të 20-të të “Kënga Magjike”. Padyshim që reagimi im ishte super pozitiv pasi “Kënga Magjike” ka qenë gjithmonë një eksperiencë e bukur për mua si balerinë, ta imagjinoja edhe si prezantuese atëherë isha dyfish e lumtur.
Çfarë shije të la kjo skenë magjike?
Do të thoja ishte një eksperiencë krejt ndryshe dhe një përgjegjësi e madhe të bëja dy profesione, edhe si balerinë edhe si prezantuese. Dy fusha të ndryshme në të njëjtën kohë, por gjithçka shkoi më së miri dhe kjo është më e rëndësishmja.
Ky ishte rikthimi juaj i parë, i mirëfilltë prej profesionisteje, por jo në balet, por si prezantuese. E shikoni si sfidë këtë angazhim në të ardhmen?
Po, patjetër! Gjithmonë i marrë si sfida eksperiencat, në radhë të parë për veten time, të bëj një figurë të mirë është gjithmonë mendimi i parë që më vjen në mendje.
Projektet e tjera që të presin pas “Këngës Magjike?
Baletin nuk e lë asnjëherë mënjanë, derisa të kem mundësi të kërcej e të jem në skenë. Po studioj aktrim dhe po marr leksione në gjuhën italiane përsa i përket diksionit. Më mjafton të punoj e të përpiqem, të ëndërroj dhe të mos ndaloj, pastaj gjërat e bukura dalin vetë.
Deri tani folëm për Klaudian profesioniste, artiste, por një tjetër etapë e rëndësishme në jetën e një njeriu është edhe dashuria apo jo? A ka trokitur sërish dashuria tek zemra e Klaudias?
Akoma jo, por….po e pres (qesh).
Le të jemi të sinqertë bashkërisht: ndarja jote nga Albi Nako shkaktoi jo pak zhurmë në medien shqiptare dhe gjithë miqtë tuaj. Çfarë raporti ruan tani me Albin?
Një raport të qetë. Ndajmë respekt për njëri-tjetrin.
Mendon se thjesht nuk funksionoi mes ju të dyve apo pati gjëra që u bënë gabim?
Nuk funksionoi më dhe morëm rrugë të ndryshme.
Si duhet të jetë mashkulli ideal për ty?
Duhet të jetë një person i gatshëm të jetojë me jetën time private, por edhe me atë publike. Dhe për ta bërë këtë duhet të jetë i kënaqur me jetën e tij. Inteligjent, i fortë. Njeri i aftë dhe i ndjeshëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ibrahimovic-780x439.jpg)
Ibrahimovicit nuk i pëlqeu mënyra sesi ishte ulur lojtari i ri i Milanit - shikoni çfarë bëri
![Nuk ka fitues në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rodrygo-2-780x439.png)
Nuk ka fitues në "Santiago Bernabeu", por do të ketë shumë debat për vendimet e gjyqtarit
![Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LORE9.jpg)
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi