Klasifikimi dhe pasqyra klinike e atakut truror

Ataku (sulmi) trunor është sindromë klinike e shkaktuar nga humbja akute e funksionit trunor i cili zgjat më shumë se 24 orë ose vjen deri te vdekja.
Ass. dr. Myrvete Kabashi, mr. sci.
Neuropsikiatre
Poliklinika “Medikus-Naz”
tel. 044 147 427; 044 752 380
e-mail: kabashi.m@hotmail.com
Ataku zhvillohet për shkak të gjakderdhjes spontane(intracerebrale ose subarahnoidale) ose iskemisë nga çrregullimi hemodinamik, trombozë ose emboli, të ndërlidhura me ndryshimet në vetë enët e gjakut ose sëmundje të zemrës (ataku truror iskemik-infarkti truror).
Ataku iskemik transitor (AIT) truror është në të vërtetë ngjarje e njëjtë si ataku iskemik truror, por simptomet tërhiqen për 24 orë. Kur vendoset diagnoza e AIT ose infarktit truror, hapi i ardhshëm është të përcaktohet vendi dhe arteria e cila është atakuar. Kjo varet nga njohuritë bazike për neuroanatominë, anatominë cerebrovaskulare dhe sindromet të cilat zhvillohen te infarkti trunor.
Iskemia në rrjedhën karotide dhe vertebrobazilare
Trurin e vaskularizojnë dy arterie të brendshme karotide dhe dy arterie vertebrale të cilat anastomozohen në bazën e turit duke formuar rrethin e Willisit. Arteriet karotide vaskularizojnë 2/3 e përparme të trurit (qarkullimi i përparmë), rrjedha vertebrobazilare vaskularizon 1/3 e pasme të trurit (qarkullimi i pasmë).
Okluzioni i arteries së brendshme karotide, nëse është simptomatike, zakonisht jep simptomat e iskemisë së regjionit të arteries së mesme trunore, por arteria oftalmike dhe arteria cerebri anterior mund të jenë të përfshira gjithashtu, varësisht nga qarkullimi kolateral. Okluzioni i arteries carotis interna mund të shkaktojë verbim monokular, çrregullim të fushës së të pamurit, hemiparezë kontralaterale, hemihipestezion, disfazion ose afazion, dobësim të këmbës kontraleterale ose shputës, abuli, inkontinencë.
Iskemia në rrjedhën vertebrobazilare përfshin kombinim të simptomeve: tetraparezë, diplopi, vertigo, verbim kortikal, ataksi cerebellare. Më së shpeshti është vështirë të përcaktohet me saktësi se cila arterie është shkak i iskemisë, sepse vende të caktuara janë të vaskularizuara nga rrjedha karotide dhe vertebrobazilare. Simptomat të cilat janë prezente në raste të iskemisë karotide dhe vertebrobazilare janë: hemipareza, hemihipestezion, dizartri.
Sindromat te infarkti truror
Sindromat e zhvilluar nga infarkti trunor bazohen në pasqyrën klinike dhe mundë të redefinohen përmes tomografisë së kompjuterizuar të trurit. Ato japin informacion për lokalizimin anatomik dhe vaskular, etiologjinë dhe prognozën.
Sindromat më të shpeshta klinike te infarkti trunor janë:
SQTA – sindromi total i qarkullimit anterior, në 20% të rasteve;
SQPA – sindromi parcial i qarkullimit anterior, në 30% të rasteve;
SQL – sindromi i qarkullimit lakuar, në 25 % të rasteve;
SQP – sindromi i qarkullimit posterior, në 25% të rasteve.
Në përafërsisht 1% e të sëmurëve me infarkti trunor nuk i përgjigjet asnjërit nga këto sindrome.
Infarktet trunore të regjioneve kufitare
Infarktet trunore të regjioneve kufitare janë infarkte në zona kufitare në mes të dy territoreve arteriale. Ekzistojnë tre regjione të rëndësishme kufitare:
– territori kufitar (sipërfaqësor), a.cerebri media dhe a.cerebri anterior në regjionin frontoparasagital (zona e përparme kufitare);
– territori sipërfaqësor në mes të a.cerebri media dhe a.cerebri posterior në regjionin parietookcipital (zona e pasme kufitare);
– territori sipërfaqësor i arterieve penetrante dhe degëve të thella lentikulostriate të a.cerebri media në masën e bardhë periventrikulare (zona kufitare subkortikale).
Infarktet trurore në regjionet kufitare kryesisht janë të shkaktuara nga zvogëlimi i qarkullimit të gjakut, i cili paraqitet nga rënie e menjëhershme e tensionit arterial (si te arresti kardiak)ose te okluzioni i arteries carotis interna. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi