LAJMI I FUNDIT:

Javë me shi, shkarkime rrufesh dhe erëra

Javë me shi, shkarkime rrufesh dhe erëra
Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se këto pesë ditë do të jenë me shi, shkarkime rrufesh dhe do të fryjë erë mesatare deri e fortë në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa qendrore e vendit me rrethinë parashihet të fryjë erë me shpejtësi deri 11 m/s.

IHK njofton se të hënën gjatë ditës ditës pritet një sistem vranësirash të dendura të përfshijnë territorin, duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm i përcjellë me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Shtrirja e reshjeve kuptohet nuk do të jetë uniforme në gjithë vendin për shkak të orografisë që ka vendi ynë, por që sasitë e reshjeve do të jenë më të theksuara në jug perëndim dhe veriperëndim. Pas reshjeve pritet të ketë intervale me diell por që vranësirat do të mbeten të theksuara në gjithë territorin, më shumë rreth relievit malor.


Temperaturat minimale do të jenë pothuajse tipike vjeshtore, deri sa ato maksimalet  do të variojnë pak mbi vlerat e normales. Minimalet gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet 7-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-24 gradë Celsius.

Indeksi UV do të shënoj vlera mesatare, prandaj nuk ka rrezik të jemi në kontakt direkt me diellin.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e së cilës mund të arrijë deri 20 m/s, ndërsa pjesa qendrore e vendit me rrethinë parashihet të fryjë erë me shpejtësi deri 11 m/s. /Telegrafi/