Kjo grua tani mban titullin si personi më i vjetër i gjallë në botë

Personi më i vjetër i gjallë në botë tani është një grua që jeton në Britani, konfirmoi Guinness.
Ethel Caterham, 115 vjeç, është tashmë personi më i vjetër i gjallë, përcjell Telegrafi.
Caterham jeton në Surrey, por ka lindur më 21 gusht 1909 në Shipton Bellinger, Hampshire, një fshat me një popullsi aktuale prej rreth 1,500 banorësh dhe ndodhet në veri të qytetit të Salisbury.
Ajo vazhdon të jetë personi i fundit britanik që ka jetuar nën mbretërimin e mbretit Eduard VII, i cili mbretëroi nga viti 1901 deri në 1910.
Ajo është gjithashtu e vetmja britanike e mbetur e lindur para vitit 1913, e gjallë sot dhe që besohet të jetë personi i vetëm i gjallë në botë i lindur në 1909. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































