Manchester City mezi ka triumfuar kundër Sunderlandit. 

Pep Guardiola debutoi me fitore në saje të një autogoli në minutat e fundit.


Në takim debutoi për Sunderlandin edhe mesfushori shqiptar Adnan Januzaj, i cili pati rast për gjysmë ore të luaj kundër Citizens, transmeton Telegrafi.

Kjo paraqitje e shqiptarit është vlerësuar me notën 6.2, e cila ishte një ndër më të mirat për ekipin humbës.

Kujtojmë se sulmi i golit të barazimit të Sunderlandit filloi prej këmbëve të Januzajt, i cili është huazuar te Macet prej Manchester Unitedit. /Telegrafi/

janit

telegrafi sport app