Sara Milliken u shpall Miss Alabama në vitin 2024 dhe këtë vit kjo 23-vjeçare do të garojë me përfaqësuese të shteteve të tjera amerikane në garën National American Miss

Organizatorët theksojnë se synimi i këtij konkursi është rritja e vetëbesimit të femrave.


“Është një nder i madh të prezantohem si Miss juaj kombëtar amerikan, Miss Alabama 2024. Kjo është një ëndërr që kam pasur për tetë vitet e fundit. Nuk mund ta besoj që pata mundësinë ta jetoj”, ka shkruar ajo në profilin zyrtar të Miss Alabama në Instagram.

“Nuk e mendoja se ishte e mundur që një modele plus size nga një qytet kaq i vogël të fitonte, por punoja për të çdo ditë. Nuk kishte ditë që të mos ushtroja fjalimet e mia apo të prezantoja para jurisë”, shtoi ajo. Meqë ra fjala, Sara është një modele nga Atmore, Alabama, transmeton Telegrafi.

446925087 341614725699728 4167819827326584790 n

Sara kishte konkurruar në konkurs dy herë përpara se të merrte titullin. Ajo është gjithashtu një prezantuese e podkastit në Girls Gotta Glow, si dhe themeloi gjithashtu The Buddy System, që inkurajon njerëzit të kapërcejnë hendekun e brezave dhe të krijojnë miqësi pavarësisht nga mosha.

Pasi rrëmbeu kurorën Sara Milliken ka reaguar duke iu përgjigjur kështu kritikëve:

“Kam në plan të thyej stereotipet e konkurseve të bukurisë për të krijuar një rrugë për të gjitha gratë pavarësisht nga forma apo pesha e tyre”.

/Telegrafi/