Kjo është kryesia e re e LDK-së, aty nuk janë Agim Veliu dhe Haki Rugova
Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur kryesinë e re, katër nënkryetarët dhe sekretarin e partisë.
Në kryesinë e re, të propozuar nga kryetari Lumir Abdixhiku, nuk janë përfshirë ish-nënkryetarët e partisë Agim Veliu dhe Haki Rugova.
Anëtarë të kryesisë së re të LDK-së nuk janë as Ismet Beqiri, Muharrem Svarqa, Skënder Hyseni, Arban Abrashi, Naser Osmani e Florian Dushi.
Kjo është lista e kryesisë së re të LDK-së e bërë publike nga mediat, ku përfshihen, kryetari, katër nënkryetarët, sekretari organizativ, kryetarja e Forumit të Gruas dhe kryetari i Forumit të Rinisë.
Kryetar: Lumir Abdixhiku
Nënkryetarë: Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri, Anton Quni si dhe Shqipe Mjekiqi
Sekretar: Imri Ahmeti
Anëtarë:
Kujtim Shala Avdullah Hoti Hykmete Bajrami Arben Gashi Armend Zemaj Sibel Halimi Doruntinë Maloku Ekrem Hyseni Ardian Shala Xhafer Tahiri Alban Zogaj Vlora Dumoshi Safet Kamberi Brikenda Kryeziu Fadil Krasniqi Sokol Haliti Teuta Sahatqija Valon Murtezaj Besian Mustafa Lutfi Zharku Muhamet Hamiti Faton Bislimi Rrezarta Krasniqi Ilir Ferati Besa Gaxherri Kryetare e Forumit të Gruas: Lirije Kajtazi Forumit Rinor: Fidan Rekaliu






























