LAJMI I FUNDIT:

Kjo është gruaja e cila ka aktivizuar bombën në Ankara? (Foto)

Kjo është gruaja e cila ka aktivizuar bombën në Ankara? (Foto)

Agjencia turke INA, ka publikuar fotografinë e Seher Čagli Demir, për  të cilën dyshohet se ka kryer sulm vetëvrasës në Ankara.

Raportohet se Seher Čagli Demir, ka studiuar në fakultetin për turizëm, hotelieri dhe menaxhment në qytetin Baliksehir në pjesën perëndimore të Turqisë, dhe se ka punuar si gazetare-bashkëpunëtore e të përditshmes opozitare “Cumhuriyet”, transmeton Telegrafi.

Sulmuesja 1Demir ishte me një burrë tjetër në veturën e mbushur me eksploziv, që mbrëmë në stacionin e autobusëve në Ankara goditi disa vetura, me ç’rast ka shpërthyer duke lënë të vdekur 37 persona dhe duke plagosur më shumë se 125 persona.


Ndërkohë, Turqia ka dërguar aeroplanët luftarak të cilët kanë bombarduar 18 bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), që zyrtarisht Ankaraja e konsideron përgjegjëse për shpërthimin. /Telegrafi/