Kjo është arsyeja pse disa kujtime i mbajmë mend, ndërsa të tjerat i harrojmë?

Një nga funksionet kryesore të emocioneve është të forcojnë kujtesën për të përmirësuar rikujtimin e përvojave që kanë rëndësi për ne
Emocionet theksojnë aspekte të caktuara të këtyre përvojave për t’i bërë më të paharrueshme. Procesi i formimit të kujtesës përfshin regjistrimin, përpunimin, ruajtjen e informacionit, si dhe rikujtimin e tij.
Ja se si emocionet ndikojnë në fazat e formimit të kujtesës:
1. Vëmendja
Vëmendja na ndihmon të përqendrohemi tek ajo që është më e rëndësishme për jetën tonë dhe zakonisht lidhet me gjëra të reja që kanë ndodhur.
Asgjë nuk e përqendron mendjen më shumë sesa një surprizë. Për shembull, ndonëse mund të kënaqeni shumë gjatë një bisede, një bisedë e njëjtë për herë të dytë mund të duket e mërzitshme. Intensiteti emocional ngushton fushën e vëmendjes, duke theksuar disa gjëra në kurriz të të tjerave.
2. Konsolidimi i kujtimeve
Shumica e informacionit që marrim harrohet dhe nuk futet kurrë në kujtesën afatgjatë. Kur mësojmë një problem të ndërlikuar, kujtesa afatshkurtër lirohet dhe veprimi bëhet automatik.
Ngjarjet me ngarkesë emocionale mbahen mend më mirë sesa ato neutrale. Ju kurrë nuk do të harroni disa ngjarje, si gëzimin e lindjes së fëmijës së parë ose trishtimin që keni përjetuar gjatë nje vdekjeje. Hormonet e stresit, si epinefrina dhe kortizoli, përforcojnë kujtesën.
3. Rikujtimi i kujtimeve
Kujtimet e përvojave emocionale të dhimbshme qëndrojnë shumë më gjatë sesa ato që lidhen me dhimbjen fizike. Ndjenjat e lëndimit mund të jenë më të rënda se dhimbja fizike, citon Anabel.
4. “Priming”
Kujtimet e së kaluarës shpesh nxiten ose aktivizohen nga mjedisi i dikujt. “Priming” i referohet aktivizimit të sjelljeve përmes sugjerimeve të pavetëdijshme. Qëllimi i ruajtur në kujtesën afatgjatë rikuperohet dhe vendoset në kujtesën afatshkurtër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit