Një kopje e rrallë BMW M2 e vitit 2017, po shitet në shtëpinë e ankandeve Mecum.

Ky model i vitit 2017 dallohet për ngjyrën e rrallë “Austin Yellow”.


E porositur nga koleksionisti Michael Fuchs, M2 kushton 114,085 dollarë. Ky çmim përfshin ngjyrën e verdhë unike, detaje me fibër karboni dhe një sërë opsionesh tjera.

12499736196579b9d7eb1eb423126084 v4 big

BMW M2 i ri u shit për 52,695 dollarë në vitin 2017.

Kjo veturë vjen e pa modifikuar dhe përmban një motor 3.0 litërsh me 365 kuaj/fuqi. Brendësia e saj është prej lëkure të zezë.

Për ata që janë të interesuar të bëhen pronarë të këtij automjeti të rrallë, ankandi do të mbahet në muajin janar.

Megjithëse çmimi ende nuk është bërë i ditur, pritet që vlera e automobilit të tejkalojë shifrën fillestare. /Telegrafi/

7701970436579b9d811a73993922032 v4 big