Kjaer largohet nga Fenerbahce, afër transferimit në La Liga

Simon Kjaer do të largohet përfundimisht nga futbolli turk.
Mbrojtësi danez që ishte në kontakte me Milanin ka pranuar transferimin në kampionatin spanjoll te Sevilla.
Skuadra spanjolle ka arritur marrëveshje me klubin turk Fenerbahcen për transferimin e danezit në La Liga.
Sevilla do t’i paguajë 10 milionë euro klubit turk për reprezentuesin e Danimarkës.
Kjaer do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin andaluzian. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
29/07/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































