LAJMI I FUNDIT:

Kishte ofertë prej 20 milionë eurove në vit, ylli i Cityt konfirmon të ardhmen e tij

Kishte ofertë prej 20 milionë eurove në vit, ylli i Cityt konfirmon të ardhmen e tij

Portieri brazilian Ederson nuk do të largohet nga Manchester City përkundër raportimeve të shumta gjatë verës.

Braziliani tani më në fund e ka konfirmuar këtë pasi një transferim në Arabinë Saudite dështoi.

30-vjeçari ka folur pas City triumfoi në Superkupën e Anglisë ndaj Manchester United në finale.


City mbetet pa Ederson, portieri brazilian arrin marrëveshjen me klubin e ri
Lexo po ashtu City mbetet pa Ederson, portieri brazilian arrin marrëveshjen me klubin e ri

“Vendimi është marrë. Unë do të qëndroj në Manchester City këtë sezon”, ka deklaruar fillimisht portieri brazilian.

“Kam folur me Pep dhe kjo ishte vendimtare. Jam i lumtur që qëndroj dhe jam plotësisht i fokusuar në fitimin e më shumë trofeve këtu”, deklaroi portieri brazilian.

Kontrata e Edersonit me Cityn është deri në verën e vitit 2026, derisa ai kishte oferta prej 20 milionë eurove në sezon nga klubet arabe.

Al-Nassr ishte skuadra më e interesuar, megjithatë braziliani ka vendosur të qëndroj edhe për një vit së paku te City. /Telegrafi/