LAJMI I FUNDIT:

Kishte mbushur bagazhin me municion luftarak, arrestohet 37-vjeçarit nga Berati

Kishte mbushur bagazhin me municion luftarak, arrestohet 37-vjeçarit nga Berati

Një 37-vjeçar është vënë në prangat e Policisë, pasi është kapur me kallashnikov dhe municioni luftarak në makinë.

Mësohet se A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat i kishte fshehur armët në bagazhin e automjetit që drejtonte. Ndërkohë, është arrestuar edhe shoku i tij, A. K., 32 vjeç, banues po në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Dyshja u arrestua në lagjen “Valas”, Cërrik në kuadër të operacionit policor të koduar “Covered”.


Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.

Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

-A. Zh., 37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-A. K., 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. Zh. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë

Drejtësi
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e

Ndërron jetë Igor Jug, i dënuar për ngjarjet e "27 prillit" në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori