Prej me shumë se tre orësh kërkim, forcat e postës së Policisë së Orikumit dhe ADZM, kanë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore një 30 vjeçar francez, i cili kishte humbur në pyllin e Llogorasë.

I riu francez kishte lëshuar sinjalin Sos rreth orës 15:00, ku menjëherë policia e Orikumit ka shkuar në malin mbi parkun Kombëtar të Llogorasë.


Nga kordinatat që francezi kishte dhënë, e kanë gjetur këtë të fundit.

Francezi po dërgohet në postën e policisë së Orikumit.