LAJMI I FUNDIT:

Kishte fshehur drogë te motori i veturës, arrestohet në pikën kufitare në Vërmicë 27 vjeçari nga Prishtina

Kishte fshehur drogë te motori i veturës, arrestohet në pikën kufitare në Vërmicë 27 vjeçari nga Prishtina

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 21:05 në pikëkalimin kufitar në Vermicë, ka gjetur drogë e cila ishte fshehur te motori i një veture.

“Me datë 04.12.2021 rreth orës 21:05, në pikëkalimin kufitar në Vermicë, nga Shqipëria për në Kosovë ka hyrë një automjet me targa kosovare të cilin e drejtonte shtetasi kosovar me iniciale (Y. S.), viti i lindjes 1994, në Prishtinë. Pas dyshimeve të bazuara të Policisë automjeti është selektuar për kontroll në vijën dytë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit më të detajuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në pjesën e motorit të automjetit është zbuluar një sasi rreth një kilogram (1kg) substancë e dyshuar si marihuanë e cila ishte e mbështjellur në një qese najloni.


“Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prizren dhe me vendim të Prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti për hetime të mëtutjeshme adresohet tek Njësia rajonale e hetimeve të antidrogës në Prizren”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori