Thuhet se Adele po refuzon të bëjë tifo për Anglinë në Kupën e Botës, në një përpjekje për të shpëtuar kordat e saj vokale.

Sipas The Sun, këngëtarja, 34 vjeçe, po përpiqet të 'shmangë stresin e tepërt' në kordat e saj vokale dhe po i drejtohet 'pëshpëritjeve' kur nuk është në skenë.


Krijuesja e hiteve, e cila njihet për këngët duke përfshirë “Rolling in the Deep” dhe “Someone Like You”, po shijon një rezidencë në The Colosseum në Caesars Palace në Las Vegas.

65215583 11499559 image a 126 1670118301889 Adele (Foto: Instagram)

Rezidenca ka nisur të shfrytëzohet nga nëntori deri në fund të marsit të vitit të ardhshëm.

“Zakonisht ajo do të bërtiste dhe do të brohoriste në mbështetje të djemve, por ajo e mban atë për hir të kordave të saj”.

“Njerëzit e dinë se ajo nuk e vrazhdë, por kujdeset për veten. Bëhet fjalë për të qëndruar e shëndetshme dhe e fortë”.

Adele ka kryer më parë një operacion në kordat e saj vokale në vitin 2011.

65215207 11499559 image a 127 1670118310904 Adele (Foto: Getty Images)

Dr Steven Zeitels, pacientët e të cilit kanë përfshirë Julie Andreës, Lionel Richie dhe Roger Daltrey, e trajtoi Adelen në fund të vitit 2011 meqë kishte probleme me kordat dhe që i shkaktoi asaj deri në humbjen e zërit.

Në një operacion prej dy orësh, ai përdori një laser për të hequr një polip dhe për të riparuar një enë gjaku.

Duke u rishfaqur pas operacionit, në çmimet “Grammy” në shkurt 2012, ajo falënderoi Dr Zeitels në skenë.

63890607 11499559 Surgery woes Adele has previously had surgery on her vocal cords m 141 1670118825951 Adele (Foto: Wire Image)

Këngëtarja, emri i plotë i së cilës është Adele Adkins, tha: “Ishte pak traumatike. Faleminderit Zotit zëri im u shërua. I qëndrova të gjitha rregullave që më dhanë”.

Ajo pranoi se operacioni i ndryshoi zërin, duke thënë se nuk është aq i njomë dhe është më i lartë se dikur. /Telegrafi/

65215631 11499559 image a 142 1670118845253 Adele me një fanse (Foto: Jamy G/TikTok)