LAJMI I FUNDIT:

Kinezja adoptoi 1.500 qen endacakë

Kinezja adoptoi 1.500 qen endacakë

Ha Wenjih hoqi dorë nga puna, shtëpia dhe makina e saj për të adoptuar më shumë se 1.500 qen endacakë. Pasi shiti pronën e saj, Wenjih themeloi azilin për qentë e braktisur në qarkun Tanquan në Nanjing.

“Në fillim jam marrë me këtë punë në kohën e lirë, por pasi numri i qenve rritej, u detyrova t’u kushtoj më shumë kohë”, rrëfen Wanjih.

Kjo kineze punësoi dhjetë punëtorë për t’i ndihmuar në punët e azilit të qenve, ndërsa edhe dy punëtorë tjerë janë punësuar në azilin e maceve që gjendet aty diku afër.

Projekti i saj ka hasur në shumë pengesa, pasi zyrtarët e qeverisë nuk njohin punën e saj. Qëllimi i tyre ka qenë ta shfrytëzojnë tokën për qëllime tjera. Ajo përballet me probleme financiare, kështu që azili i saj varet shumë edhe nga ndihma e vullnetarëve të cilët sjellin ushqim për qentë. /Telegrafi/